Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Atlantis kthehet me sukses në tokë  Empty Atlantis kthehet me sukses në tokë

Fri 22 Jul 2011 - 13:30
Atlantis kthehet me sukses në tokë  Atlantis-kthimiAnija hapësinore Atlantis është ulur në tokë, duke i dhënë kështu fund programit hapësinor 30-vjecar amerikan.

Mjeti u ul në bazën Kennedy Space Center, me rrotat që prekën pistën vetëm pak momente para lindjes së diellit.

Anijet e NASA-s kanë shërbyer si instrument për ndërtimin e stacionit hapësinor dhe janë përdorur për të mirëmbajtur teleskopin Hubble.

“Anija ndryshoi mënyrën se si ne shohim botën dhe ndryshoi mënyrën se si ne shohim universin”, ka deklaruar komandanti Chris Ferguson pas uljes në tokë.

“Sot ishte një ditë shumë emocionuese, por një gjë është e padiskutueshme: Amerika nuk do të ndalojë kurrë së eksploruari”, ka shtuar ai.

Tërheqja e anijes ikonë dhe anijeve të tjera të NASA-s u urdhërua nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, për shkak edhe të kostos së lartë të mirëmbajtjes.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi