Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ju rrëfej sekretet e jetës time, pse nuk e njoh lumturinë Empty Ju rrëfej sekretet e jetës time, pse nuk e njoh lumturinë

Mon 18 Jul 2011 - 14:41
Ronela, cilat janë planet e tua për këtë verë? A keni planifikuar koncerte apo evente muzikore dhe ku do t’i kaloni pushimet?Normalisht që, edhe unë në verë kam goxha punë… Do të jem e angazhuar me koncerte nëpër Shqipëri dhe jashtë… Gjithashtu, shumë shpejt nis dhe xhirimet e klipit të këngës time “Nuk të duroj” Për pushime, do të kaloj mbase një javë me shoqërinë time ose në Turqi ose në Jug të vendit.Ju jeni një nga këngëtaret e reja që po merrni terren çdo ditë, a keni
menduar që talenti juaj t’i kapërcejë kufijtë e Shqipërisë dhe të kapi programet të njohura si MTV etj.?(Qesh) Të gjithë e ëndërrojnë këtë gjë. Por më duhet të them që ka ardhur një kohë që edhe këtu është e vështirë të bësh artin tënd, e jo më andej.Çfarë muzike pëlqeni të ndiqni dhe me cilët pëlqeni të bashkëpunoni për kompozimin e muzikës dhe hartimin e teksteve?
Rryma e preferuar e imja është R&B. Nuk lodhem kurrë me ato këngë. Përsa i përket kompozitoreve unë kam punuar pothuajse me të gjithë, kam pasur materiale prej tyre kompozitorë si shqiptare dhe të huaj.Çfarë është e rëndësishme, pjesëmarrja në festivale, një këngë e re, një klip, një album apo një koncert?Të gjitha të shërbejnë dhe janë të rëndësishme, po t’u kushtosh rëndësi… si festivalet dhe klipi kërkojnë angazhim, staf, lodhje pafund… por në fund n.q.s del një punë e mirë dhe je e kënaqur me veten kjo atëherë është arritje. Albumi të merr më shumë kohë, por është diçka dhe është pikërisht ai, që nevojitet për të pasur një jetëshkrim profesional sa më të plotë

Cila është këngëtarja shqiptare më e preferuar ndër vite? Po këngëtarja e huaj?

Ndër vite normalisht që do të përmendja Vaçe Zelën. Për ne është një mit dhe shembull. Këngëtare të huaj do veçoja Anastacia, Beyonce dhe normalisht idhullin tim Michael Jackson.

Si është një ditë e zakonshme për ju, a jeni e angazhuar në lokalet e natës, ku këndohet muzikë live?

Zgjohem goxha vonë. Më pëlqen jeta e natës. Për të punuar pak e lodhshme, por të jep kënaqësi të veçantë sepse publiku është shumë pranë teje. Kam punuar “live”, tani merrem vetëm me koncerte, por që normalisht kam repertor “live”. Është kënaqësi më vete.

Raporti me paranë? Për çfarë shpenzon Ronela më tepër?

Boboboo… leku armiku im nr.1. Nuk e mbaj dot. As vetë nuk e marr vesh si mund t’i shpenzoj kaq shpejt. Normalisht për rroba, këngë, të dalura…. Eh…

Cilët janë njerëzit më të rëndësishëm për ju? Po babai sa ka ndikuar si njeri i rëndësishëm në fushën e artit që dhe ju të jeni model në fushën e këngës?

Normalisht që, si përfundim e përplas kokën te familja. Unë jam vajzë e vetme dhe të afërmit e mi ndodhen 95% jashtë shtetit, kështu jam shumë vetëm. Dhe të gjitha gjërat i kam arritur pa ndihmën e askujt. Babai im është një figurë e madhe në art dhe televizion, por ai nuk ka dëshirë që unë të merrem me këtë gjë ndaj të them të vërtetën…të dy prindërit përveçse të më kenë ndaluar të këndoj, nuk di të kenë bërë gjë tjetër!

Me çfarë merreni tjetër përveç muzikës? Keni një hobi tjetër?

Sapo jam diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë Tiranë… të shohim tani, por është dhe ky një profesion që më pëlqen… të mos harroj dhe që e dashuroj kërcimin modern dhe nëntë vitet e mia në piano.

A po përgatiteni për të qenë nesër një familjare e përkushtuar, pra të dini të gatuani, të lani e hekurosni, d.m.th të bëni punë shtëpie?

Pooo, mami me ka çmendur dhe vazhdon të më çmendë me të mësuarat e punëve të shtëpisë. Kur e di që kam njerëz që kujdesen, jam pak rrëmujaxhie. Por kur jam vetëm i qaj punët e shtëpisë! Edhe për të gatuar, gatuaj shumë mirë, madje, mund të them është gjeja që di të bëj më mirë!

Momenti më i lumtur që keni jetuar deri më sot?

Nuk kam ende. Nuk para më ecën shumë për momente të lumtura.

A e quani veten me fat? A besoni në Zot?

Me fat, jo! Fare madje… duhet të vdes së punuari që të marr 50 % të asaj që meritoj, por besoj shumë në Zot dhe në faktin që një ditë të gjithë e marrin atë që meritojnë!

A jeni e dashuruar? Jeni për bashkëjetesë apo martesës ?

Jo, nuk jam e dashuruar. Absolutisht jo! Se di as vetë pse… Jam pro martesës… kur jetojmë bashkë pse ka frikë ai të vendosi një firmë? Hmmmm…

Kujt ia besoni sekretet tuaja?

Ia kam besuar… tani s’kam më sekrete, sepse mi nxorën të gjitha… kështu që…. nejse rëndësi të mësosh nga gabimet.

Pendoheni për zgjedhjet që keni bërë, apo s’e kthen kurrë kokën pas?

Jo, nuk pendohem kurrë për gjerat që bëj, sepse i mendoj jashtëzakonisht shumë.

Disa thonë “ke shumë”, ca të tjerë thonë se “i ke të gjitha”. Ju si thoni? Ju mungon diçka që do të donit ta kishit ?

Të gjithë kemi defektet tona. Askush nuk është perfekt… çdo njeri jeton me të mirat dhe të këqijat e tij. Mua mbase më mungon guximi! Po të isha më e guximshme, mbase do kisha rregulluar shumë gjëra që tani nuk i kam më.

Cila është pjata juaj më e preferuar në tavolinë? Po pija më e dashur?

Më pëlqejnë brumërat dhe djathi….vdes për të gjitha llojet e djathërave! Ndërsa pija e preferuar është “Malibu” me cola!

Gazeta Telegraf
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi