Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Raffaela Carra bën 70 vjeç: Ja pengjet e jetës time!  Empty Raffaela Carra bën 70 vjeç: Ja pengjet e jetës time!

Tue 18 Jun 2013 - 22:12
Message reputation : 100% (1 vote)
Një ditëlindje speciale, që do ta festojë jashtë Italisë, ndoshta duke vizituar edhe fëmijët që ka adoptuar në distancë.
Raffaela Carra bën 70 vjeç: Ja pengjet e jetës time!  9682f9df-ba89-4fab-a13e-a1a6169fcb92---0-

Mbush 70 vjeç Raffaela Carra (emri i vërtetë, Raffaella Pelloni), ikona "gjithçkabërëse" e televizionit italian. Një ditëlindje speciale, që do ta festojë jashtë Italisë, ndoshta duke vizituar edhe fëmijët që ka adoptuar në distancë. Gjithsesi mund të thuhet se festimet zyrtare nuk i pëlqejnë, edhe sepse ka mbetur një grua autoironike. Projektorët i pëlqejnë kur punon, por në jetën private adhuron të qenit e fshehtë.
Raffa lindi në 18 qershor 1943 në Bolonja. E vogël ëndërronte të bëhej balerinë, por në Romë i thonë se nuk mund të shkojë shumë larg, "maksimumi mund të bëhet një koreografe e mirë". Mirëpo ajo nuk dorëzohet dhe veç baletit i hyn edhe këngës e aktrimit, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e regjisorëve duke xhiruar shumë filma. Në këtë kohë josh deri edhe Frank Sinatran e famshëm. "U njohëm kur xhiruam "Koloneli Von Ryan" - tregon -. Kishte dëshirë të martohej, por...u martua me fqinjën time, Mia Farrow. Unë nuk doja të isha e fejuara e shefit...". Vetë ajo nuk është martuar asnjëherë: "Kurrë s'më ka munguar". Keqardhja e vetme është që s'ka pasur fëmijë: "Natyra s'më ka bërë nënë, mirëpo gjithsesi mund të them se kam dy nipa që më duan dhe i adhuroj. Marr e jap gjithsesi dashuri", shprehet Raffaela.ikub.al/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi