Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Fansat e Elvanës pengojnë xhirimin e klipit Empty Fansat e Elvanës pengojnë xhirimin e klipit

Tue 19 Jul 2011 - 20:07
Është ndër këngëtaret më “hot” të momentit. E tregojnë më së mirë edhe fansat e shumtë të cilët e adhurojnë deri në atë pikë sa… ndonjëherë të prishin punë. Kështu ka ndodhur gjatë xhirimeve të klipit të dytë të kësaj vere të këngëtares Elvana Gjata.Pas përfundimit të klipit të parë, në ishullin e mrekullueshëm grek Santorini, Elvana bashkë me producentët e klipit menduan që disa pjesë të kripit t’i realizonin në rrugët e zonës së ish bllokut në Tiranë. Mirëpo, me të nisur xhirimet, një turmë e madhe fansash janë mbledhur rreth këngëtares, duke penguar vazhdimin e xhirimit.Megjithëse Elvana dhe producentët e klipit janë përpjekur të rinisin punën, ka qenë e pamundur, sepse fansat e saj sa vinin e shtoheshin, derisa krijuan një turmë që, në këtë rast mund të quhen një turmë “keqbërësish”.Si përfundim, stafi realizues i klipit hoqi dorë nga klipi, të paktën për atë ditë, për t’i shtyrë në një ditë më të përshtatshme e sidomos në një zonë më të përshtatshme. Bluetooth
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi