SHBA, bën festë pasi vret prindërit
Fri 22 Jul 2011 - 13:26
Një 17-vjeçar në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vrarë me goditje çekiçi prindërit e tij, ka fshehur trupat dhe më pas ka organizuar një festë.
Sipas agjentëve të policisë, të shtunën e kaluar, Tyler ka krijuar një event në Facebook gjatë drekës ku ftonte shokët për një festë në shtëpinë e tij në mbrëmje. Menjëherë pas kësaj, ka marrë çekiçin për të vrarë prindërit e tij. Kufomat i ka çuar në dhomën e gjumit dhe i ka mbuluar me peshqirë, libra dhe çdo gjë tjetër që ka gjetur në shtëpi.
Në orën 21.00 rreth 40 adoleshentë kanë shkuar në shtëpinë e 17-vjeçarit për festën dhe në orën 4 të mëngjesit policia ka marrë një telefonatë anonime.
Me të mbërritur në shtëpi, agjentët kanë gjetur trupat e pajetë së bashku me armën e krimit. Tyler, tashmë i arrestuar, nuk ka pranuar vrasjen e prindërve.
Nuk dihen ende arsyet e vrasjes së dyfishtë. Tyler do të gjykohet si një i rritur.

- Gropos të dashurin pasi “e vret”, ai del nga varri pas 17 orësh
- Korçë, sherr me prindërit pse shkoi në festë, vetëvaret 17-vjeçarja
- Djali me prindërit vrasin nusen 25 vjeçare pasi nuk donte fëmijë të tjerë
- A duhet prinderit te vazhdojne te financojne femijet e tyre edhe pasi kan ber 18 vjec
- Prindërit e tij nuk ishin dakord për fejesën, vret veten mjeku i ri
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi