Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fotografija, pasioni i dytë i Elizës Empty Fotografija, pasioni i dytë i Elizës

Sat 23 Jul 2011 - 14:35
Përpos këngës, Eliza ka pasion edhe diçka tjetër. Këngëtarja dhe arkitektja kosovare, në një intervistë dhënë për “Koha jonë”, ka thënë se e ka pasion edhe fotografinë.Eliza Hoxha zyrtarisht njihet për dy profesione të saj, për këngën dhe për arkitekturën, por ajo është edhe një fotografe e mirë. E sapozgjedhur si kryetare e Këshillit të Galerisë sëArteve në Kosovë, Eliza ka treguar rrugën e saj si fotografe dhe kohën se kur është marrë me këtë profesion.“Për ata që me njohin më shumë nuk është një risi. Kam punuar në gazetën ‘Zëri’ – nga 1990 deri në vitin 1999”, ka thënë Hoxha për gazetën e Shqipërisë Koha Jonë.Realisht, në Kosovë tashmë shumë fotografi të Elizës janë të njohura për publikun, por tashme për Elizën fotografia ka mbetur vetëm një pasion sepse pas vitit 2000 më shumë është marrë me arkitekturë dhe me këngë.“Po ashtu edhe në zyrën e fondacionit ‘Soros’ midis viteve 1998-2000 dhe në vitet 2000-2002 kam qenë koordinatore për projekte për të rinjtë në Galerinë Kombëtare të Artëve në Kosovë”.Megjithatë, Eliza ka pranuar se tashmë fotografia për të është një pasion që nuk e ushtron rregullisht në ndonjë institucion…pavarësisht se ajo ka qenë pjesë e shumë ekspozitave kolektive të fotografisë në GAK.Një ndër to janë edhe ekspozitat “Gjon Mili”, “Salloni i nëntorit”, etj.

“Kam pasur një ekspozitë personale në po të njëjtin institucion në vitin 2007. Bëhet fjalë për projektin multimedial ‘Për ata që s’janë’ dedikuar personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë”.

Por, zgjedhja e saj si kryetare e Këshillit të Galerisë së Arteve në Kosovë ka shkaktuar paksa pakënaqësi në disa qarqe politike.

Eliza më parë ka pasur disa bashkëpunime me Memli Krasniqin në karrierën e saj muzikore, madje disa tekste të këngëve të saj janë shkruar nga Krasniqi.

Kjo është parë nga opozita në Kosovë si një konflikt interesi, megjithatë tashmë Hoxha është kryetare e këtij këshilli.

Ndryshe, përpos arkitekturës, Eliza ka vazhduar të merret edhe më këngë.

Së fundi ajo ka marrë pjesë edhe në Top Fest 8 me këngën “Përballë vetvetes” dhe ka fituar një çmim në netët e klipit shqiptar.

Ajo po ashtu ka marrë pjesë në ngjarje që kanë të bëjnë me mbrojtje të rinisë kosovare. Një ngjarje e këtillë është mbajtur nga UNICEF në Prishtinë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi