Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

“Albpetrol” nxjerr në rrugë 3000 naftëtarë Empty “Albpetrol” nxjerr në rrugë 3000 naftëtarë

Sun 24 Jul 2011 - 18:40
Niveli i papunësisë në vendin tonë pritet të rritet me 2 për qind në muajin shtator, duke e çuar nivelin e përgjithshëm në rreth 15 për qind.Ky është thjesht efekti i parë statistikor që shkaktohet përmes largimit nga puna të rreth 3 mijë naftëtarëve në muajt gusht-shtator 2011.Të tjera efekte negative, kësaj here ekonomike, do të zhvlerësojnë jetesën e të paktën 12 mijë personave që banojnë kryesisht në qarqet Fier dhe Vlorë.Kushtet e vështira ekonomiko-financiare të kompanisë shtetërore të naftës “Albpetrol” kanë detyruar autoritetet më të larta qeverisëse të marrin vendimin për shkurtimin e vendeve të punës.Plani është hartuar me kohë, por zbatimi ishte i vështirë, për shkak të zgjedhjeve lokale. Kështu, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës e kishte shtyrë dy herë zbatimin e reformës, por gjendja dramatike e ish-kolosit të naftës i detyron që të përshpejtojnë marrjen e masave.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi