Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Përdor burrin për të joshur vajza, i trafikon dhe nxjerr në rrugë Empty Përdor burrin për të joshur vajza, i trafikon dhe nxjerr në rrugë

Wed 26 Oct 2011 - 15:32
Përdor burrin për të joshur vajza, i trafikon dhe nxjerr në rrugë ViolenceCastel Volturno, 25 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj -Një 35 vjeçare shqiptare, Donika Buci e cila jetonte në Itali, është kapur nga policia italiane e akuzuar për terrorizim të prostitutave.

Mësohet se gruaja në fjalë është e përfshirë në një rrjet prostitucioni të një grupi vajzash, dhe se drejtonte grupin e tyre duke nxjerrë në rrugë disa bashkëkombase të saja e ndihmuar nga një tjetër shqiptar, i përfshirë në ngjarje dhe mbi të cilin rëndojnë një varg akuzash.

Bashkëpunëtori i Bucit aktualisht strehohet në Shqipëri por që edhe ndaj tij rëndon masa e arrestit.

Burri i cili bashkëjetonte me Donika Bucin në Castel Volturno, tërhiqte vajza të tjera shqiptare drejt Italisë, duke u lidhur me to dhe duke u shtirur për një ndjenjë ndaj tyre, pasi i sillte në Itali i detyronte të prostituonin në rrugë, duke u marrë gjithë fitimin, rreth 300 euro në ditë.

Por në rast se ndonjëra nga vajzat refuzonte në bashkëpunimin me 35 vjeçaren Buci, ajo nuk kursente dhunën duke i rrahur dhe torturuar në vendin e punës.

I tillë ka qenë edhe rasti i një vajze të re e cila pas një rrahje makabre në korrik të këtij viti, u shtrua për ditë me radhë në spital dhe pas kësaj rrëfeu për policinë në Marcianise odisenë e saj.

Hetimet e nisura në mënyrë intensive nga Prokuroria bën të mundur identifikimin e autorëve duke bërë të mundur edhe lëshimin e masës së arrestit për ta.

Gjatë kontrollit të bërë ndaj Donika Bucit u bë e mundur sekuestrimi i një pistolete të kalibrit 7,65 dhe 14 fishekë të të njëjtit kalibër.

Ndërkaq në shtëpi poshtë jastëkut, u gjetën dy shufra dhe një grusht hekuri që përdorej për të rrahur vajzat.

Gruaja e arrestuar ishte shtatzënë në muajin e pestë dhe kishte 2 fëmijë të tjerë të mitur, por pavarësisht kësaj u shoqërua drejt burgut të femrave.

a.y/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi