Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Protesta e të përmbyturve, ndjekje penale për 11 persona  Empty Protesta e të përmbyturve, ndjekje penale për 11 persona

Mon 25 Jul 2011 - 13:18
Drejtoria e Policisë së Shkodrës njofton se ka nisur ndjekjen penale në gjendje të lirë per 11 banorë të fshatit Trush, me akuzen e organizimit dhe pjesëmarrjes ne grumbullime e manifestime te paligjshme dhe pengim i qarkullimit te mjeteve te transportit.Te gjithe personat qe ndiqen penalisht jane pjesëmarres te protestes se djeshme te banoreve te fshatit Trush, te cilet ne shenje proteste per mosdhenien e demshperblimeve per permbytjet e 7 muajve me pare bllokuan rrugen nacionale Shkoder-Velipoje.Policia njofton se ngjarja ka ndodhur mengjesin e djeshem ku jane konstatuar rreth 300 persona kryesisht nga fshati Trush dhe rrethinat e tij, qe kishin bllokuar rrugën nacionale, ku vetëm pas rreth 45 minutash, pas thirrjeve të bëra dhe pas bisedimeve nga strukturat policore me protestuesit, u bë e mundur shpëndarja e tyre dhe zbllokimin i këtij aksi rrugor.

Nga verifikimet e bëra, u bë e mundur identifikimi i disa personave, të cilët ishin organizatore të bllokimit të rrugës dhe të mitingut të paligjshem.

Banoret e revoltuar ne kete tubim u ankuan se kane pesuar humbje te medha nga permbyjet per shkak se ekonomia e tyre eshte shkateruar, ata mirepriten grupet e verifikimit qe percaktuan sasine e demshperblimeve por pas 7 muajsh banoret e komunes se berdices nuk kane marre ende pagesat ndersa nje tjeter stine rreshjesh po afron.
[/size]Protesta e të përmbyturve, ndjekje penale për 11 persona  Protesta-shkoder
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi