Policia 27 milje në ndjekje të pensionistes që ecte me 10 km/orë
Thu 6 Oct 2011 - 22:14
Një pensioniste duket se ka irrituar në maksimum policinë rrugore duke i lënë ta ndjekin nga pas për plot 27 milje derisa më në fund ka vendosur ta ndalojë makinën e saj që ecte vetëm 10 kilometra në orë. 76 vjeçari Caroline Turner raportohet se ka injoruar dritat blu të policisë por ka ndaluar makinën kur pa që një oficer policie kishte nisur të ecte paralel me të dhe i troket në xham duke i bërë me shenjë të hapë krahun. Polici i kërkoi asaj të ndalonte ndërsa përgjigja ishte “pse, çfarë kam bërë?”. Gjatë shqyrtimit të çështjes në gjykatë oficeri tha se ja kishte bërë të qartë gruas se një ecje e tillë me makinë është e papranueshme ndërsa përgjigja kishte qenë “nuk ka asgjë për të diskutuar, po ik në shtëpi”. Gruaja u mbajt në qeli të martën (4 tetor) pasi u vlerësua se e ecura e saj e ngadaltë mund të shkaktojë aksidente fatale. Gruaja sipas policisë ishte pikasur kur ka hyrë në sensin e gabuar të lëvizjes në Thorpe, Essex. Policia i ka kërkuar gjatë gjithë kohës të ndalonte por nuk e kishte bërë diçka të tillë ndërsa ndiqej gjatë gjithë kohës prej një makine policie. Shpejtësia e lëvizjes së saj ishte 10 deri në 20 kilometër në orë. Kjo shpejtësi e ka detyruar policin të ndalojë makinën të zbresë e të mbërrijë me vrap tek dritarja e makinës së saj Ford Fiesta duke i kërkuar të ndalonte. Gruaja në gjykatë u privua nga patenta për 12 muaj, u gjobit 100 paund dhe u detyrua të paguajë koston e gjyqin me 100 paund të tjera.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi