Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Alkimisti
Alkimisti
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 3685
<b>Hobi</b> Hobi : tegjitha ngapak
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : nenqellin e hapur
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 02/05/2011

Aksident i rëndë në Lugbunar të Gjakovës, 5 familjar  të vdekur  Empty Aksident i rëndë në Lugbunar të Gjakovës, 5 familjar të vdekur

Tue 26 Jul 2011 - 1:39
Aksident i rëndë në Lugbunar të Gjakovës, 5 familjar  të vdekur  25lug250711133911

Publikuar: 25.07.2011 - 13:41

Gjakovë, 25 korrik - Pesë persona kanë mbetur të vdekur, dhe dy janë lënduar, në një aksident komunikacioni që ka ndodhur të hënën rreth orës tre të mëngjesit në fshatin Lugbunar, 5 kilometra në lindje të Gjakovës, kur janë përplasur një veturë dhe një autobus. Lajmi është bërë i ditur nga policia, por është konfirmuar edhe nga familjarët e viktimave. (foto ilustruese)

Shoferi David Thaçi (1969) si dhe bashkëudhëtarët e tij, të gjithë familjarë, Tone (1969) ,D.Th. (2000), E.Th. (2001) dhe M. Th. (2005), kanë mbetur të vdekur në vend. Vdekja në vend e tyre është konfirmuar edhe nga ekipi i mjekëve të cilët kishin dalë në vendin e ngjarjës disa çaste më vonë.

Ndërsa kanë shpëtuar me lëndime Anton Thaçi dhe Marte Thaçi, të cilët janë hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Gjakovë. Sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën. Të shtatë kanë qenë në automjetin e aksidentuar.

Të gjitha viktimat janë nga Gllogjani i Pejës, ndërsa po ktheheshin nga një dasmë që e kishin organizuar në një lokal afër Gjakovës.

Një nga të mbijetuarit Anton Thaçi, i ka thënë të hënën “Kohës Ditore” se shoferi (Davidi), i ka bërë me shenjë shoferit të autobusit që t’i ndalë dritat e gjata. Por gjithçka ka ndodhë shpejt. Aksidenti sipas tij ka ndodhur ballë përballë. Unë e di që kam dalë jashtë dhe kam kërkuar ndihmë”,

Antoni bashkë me Marte Thaçi, po ashtu e plagosur lënduar anë duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës. Sipas mjekut kujdestar Valdet Spahija, gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

Mhill Thaçi, një nga familjarët që të hënën po ndihmonte të afërmit në spitalin e Gjakovës, tha se ka qenë disa metra larg aksidentit. “Kur kam shkuar në vend, kam parë automjetin të rrota përpjetë”, tha ai.

Aksidenti sipas policisë, “është shkaktuar kur i dyshimti Arif S. (1976), me autobus ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Prishtinës në drejtim të Gjakovës dhe me të arritur në vendin Lug Bunar kalon komplet në anën e majtë , me pjesën e parë ballore të anës së majtë e godet automjetin “’Mercedes”, qe ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Gjakovës, në pjesën e parë të anës së majtë. Pas kësaj goditje e hedh jashtë rruge dhe i njëjti rrotullohet”, ka barë të ditur në mesditë variantin e aksidentit policia nëpërmjet një komunikate.

Sipas policisë, prokurori i cili ka dalë në vendi në ngjarje ka urdhëruar ndaljën e shoferit të autobusit. Ndërsa trupi i pa jetë i drejtuesit të veturës është dërguar në Institutin Mjeko-Ligjor në Prishtinë për të zhvilluar obduksionin. Viktimat tjera janë liruar familjarëve për ceremoninë e varrimit. Rasti mbetet nën hetime te mëtutjeshme.
Alkimisti
Alkimisti
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 3685
<b>Hobi</b> Hobi : tegjitha ngapak
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : nenqellin e hapur
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 02/05/2011

Aksident i rëndë në Lugbunar të Gjakovës, 5 familjar  të vdekur  Empty Re: Aksident i rëndë në Lugbunar të Gjakovës, 5 familjar të vdekur

Tue 26 Jul 2011 - 21:37
Ngushllime famoljes thaqi Aksident i rëndë në Lugbunar të Gjakovës, 5 familjar  të vdekur  482245 Aksident i rëndë në Lugbunar të Gjakovës, 5 familjar  të vdekur  482245 Aksident i rëndë në Lugbunar të Gjakovës, 5 familjar  të vdekur  482245
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi