Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Alkimisti
Alkimisti
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 3685
<b>Hobi</b> Hobi : tegjitha ngapak
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : nenqellin e hapur
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 02/05/2011

Policia e Kosovës merr kontrollin e pikës 31  Empty Policia e Kosovës merr kontrollin e pikës 31

Tue 26 Jul 2011 - 1:43
Policia e Kosovës merr kontrollin e pikës 31  250711134134veri2507112

Publikuar: 25.07.2011 - 23:49(e plotësuar 01:15) Sipas informatave që ka Radio KiM, serbët që kanë bllokuar rrugën kanë hedhur zhavorr mbi të. Të mbledhurit i ka vizituar komandanti i KFOR-it, të cilit i kërkuan që forcat speciale të policisë së Kosovës të tërhiqen menjëherë nga territori i Komunës së Zveçanit.

Qytetarët e Zubin Potokut janë mbledhur dhe qëndrojnë të mbledhur përball vendkalimit. Sipas burimeve të Radios KIM, nuk ka incidente por situata është shumë e tensionuar dhe lehtë mund të dalë nga kontrolli.

Ushtarët e KFOR-it po shërbejnë si tampon ndërmjet policëve të njësisë speciale dhe qytetarëve.

(e plotësuar 00:55) B92 raporton se po zhvillohen negociata ndërmjet serbëve lokalë dhe përfaqësuesve të policisë speciale dhe thuhet se situata është e tensionuar. Sipas burimeve të B92 në veri, komandanti i KFOR-it Erhard Buhler është nisur Rudnicë

(e plotësuar 00:25) Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, ka konfirmuar se policia është ndaluar në Leposaviq dhe nuk ka mundur të depërtojë deri te Pika 1. Po ashtu, ai ka thënë se rruga është bllokuar edhe në Rudarë nga kamionë dhe makineri e rëndë. Rexhepi konfirmoi se për këtë aksion nuk ka pasur koordinim me EULEX-in.

Ministri ka thënë se: “Ne jemi të vendosur dhe nuk do të tërhiqemi nga vendimi për të futur pikat nën kontroll dhe se situata e sigurisë është e tensionuar. Nuk do të lejojmë përshkallëzimin e situatës dhe nuk do t’i rrezikojmë jetët e policëve tanë”. Sa i përket shkarkimit të Drejtorit të përgjithshëm të Policisë. Rexhepi ka thënë se ky vendim është kompetencë e kryeministrit , i cili duke i përdorur autorizimet ka marrë vendimin për shkarkimin e Maliqit.

(e plotësuar 00:10) Korrespodenti i Kohës Ditore në Mitrovicë raporton se serbët e tubuar kanë gjuajtur me armë në drejtim të Policisë së Kosovës, ndërkohë që MUP-i ka bërë thirrje për mobilizim të serbëve për të bllokuar rrugët.

(e plotësuar 23:45) Në orët e vona sonte, Policia e Kosovës, përkatësisht njësitë e saj speciale kanë ndërmarrë një aksion dhe ia kanë dalë të fusin nën kontroll pikën doganore 31 në veri të Kosovës. Arsyetim për ndërmarrjen e një hapi të tillë është zbatimi i masës së reciprocitetit ndaj produketeve të Serbisë.

Si njoftoi korrespodenti i Kohës Ditore nga Mitrovica, ky aksion nuk ka hasur në pengesa të mëdha dhe gjendja në këto momente është e qetë. Thuhet se aksioni i Policisë së Kosovës është ndihmuar dhe asistuar edhe nga Policia e EULEX-it. Njëkohësisht, zhvillim të ri paraqet edhe shkarkimi nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të PK-së, Reshat Maliqi, nga ana e kryeministrit Hashim Thaçi, kurse si shkas për këtë shkarkim thuhet të jetë qenë hezitimi i drejtorit Maliqi për të zbatuar urdhrin për këtë aksion policor.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi