Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Policia merr në ruajtje gruan  Empty Policia merr në ruajtje gruan

Wed 26 Sep 2012 - 15:56
Policia merr në ruajtje gruan  GRUAJA-POLICIA-26_tn_3

Gruaja e dhunuar në prani të kamerave në Gjykatën e Tiranës, Pembe Metaliaj është marrë në mbrojtje nga ana e policisë.

Gruaja do te qendroje ne shtepine e saj se bashku me vajzen, deri ne nje vendim te gjykates per divorcin e saj, me te shoqin Blerim Metaliaj. Sipas ligjit, ai nuk duhet t'i afrohet baneses se saj me afer se 1 kilometër. Nje inspektor policie do të jetë në kontakt me gruan, nëse asaj i cënohet liria apo siguria.

Burri dhunues u arrestua nga policia ne flagrance per ushtrim dhune, nderkohe qe prokuroria nxorri edhe urdherin e ndalimit per te. Pas ekzaminimit mjekësor të gruas së tij, rezultoi se ajo kishte dëmtime të rënda në njërin sy. Ky ekzaminim mjekesor eshte nje prove per te mbajtur ata ne burg per nje afat qe do te percaktohet nga vete gjykata e tiranes te premten e kesaj jave.

Ngjarja e dhunshme e ndodhur ne ambientet e Gjykates se Tiranes gjate se martes, nuk eshte me nje akt i paprecedentë. Sektoret policore te dhunes ne familje regjistrojne procedime te tilla pothuajse cdo dite, ndersa merr ne ruajtje gra te dhunuara. Skena te tilla jane identike me ato te ndodhura edhe ne gjykata te tjera te vendit, ku me e renda ka qene ajo ne Gjykaten e Lezhes, ku nje njeri u vra ne sallen e gjyqit gjate procesit.

Konflikte te tilla familjare qe ndikohen edhe nga numri i larte i rritjes se divorceve shoqerohen me pas me krime akoma me te renda. Dhuna dhe krimi ne familje eshte gjithmone ne progres ne shoqerine shqiptare.
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Policia merr në ruajtje gruan  Empty Re: Policia merr në ruajtje gruan

Wed 26 Sep 2012 - 17:23
Nuk ka shtet thuja se po te kishte shtet keto gjera nuk ndodhin, ndodhin edhe neper te gjitha vendet e botes por te gjobisin njehere mire te tjeter marrin mesim pastaj...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi