Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

I ngacmon gruan në autobus, burri merr hak Empty I ngacmon gruan në autobus, burri merr hak

Wed 13 Nov 2013 - 21:46
I ngacmon gruan në autobus, burri merr hak 278Policia e Gramshit ka arrestuar dy persona, ku njëri akuzohet për dhunë, ndërsa tjetri për ngacmim seksual. Mësohet se ditën e djeshme në autobusin e udhëtarëve të linjës Elbasan-Gramsh, një 37-vjeçar ka ngacmuar seksualisht një 30-vjeçare me iniciale M.H., banuese në Gramsh.

Por, përballë kësaj situate ka reaguar bashkëshorti i 30-vjeçares, ka goditur me sende të forta 37-vjeçarin, Flamur Nasufin, duke marrë hak për nderin e së shoqes.

Policia e Gramshit ka bërë të mundur arrestimin e Nasufit, nga fshati Trashovicë i Gramshit. Gjithashtu është arrestuar edhe shtetasi I.H., i cili dhunoi 37-vjeçarin, që i ngacmoi bashkëshorten. L

idhur me këtë ngjarje, materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vepra të turpshme dhe plagosje e lehtë me dashje”.

/Shekulli Online/ E.L./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi