Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Alkimisti
Alkimisti
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 3685
<b>Hobi</b> Hobi : tegjitha ngapak
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : nenqellin e hapur
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 02/05/2011

Vëllai nga baba i Presidentit Obama, mbërriti në Tiranë Empty Vëllai nga baba i Presidentit Obama, mbërriti në Tiranë

Tue 26 Jul 2011 - 1:46
Vëllai nga baba i Presidentit Obama, mbërriti në Tiranë 25vllaiiobamas250711220

Publikuar: 25.07.2011 - 22:09
Tiranë, 25 korrik – Mark Obama, vëllai nga baba i Presidentit amerikan Barack Obama, ka mbërritur sot në Shqipëri ku do të qëndrojë për një javë. Që në mbërritje në Tiranë, z.Obama ka deklaruar se vjen në vendin tonë për të promovuar një libër dhe deklaroi se nuk ka ndërmend të flasë për vëllanë e tij, raporton agjencia NOA.
Shkrimtari keniano-amerikan ndodhet në Tiranë i ftuar nga Shtëpia Botuese 55, e cila ka sjellë në shqip romanin e tij “Nga Nairobi në Shenzen”.
Ky libër është një himn për dashurinë në Lindjen e Largët, një himn për Afrikën, për njerëzit e këtij vendi, për të gjithë ata që kanë vuajtur ndër vite për shkak të ngjyrës.
Ky roman nuk është vetëm rrugëtimi i një njeriu drejt identitetit të tij, por dhe rrugëtim i një shteti, i një epoke të tërë në kërkim të vetvetes.
Libri përcjell një mesazh të vërtetë siç, është ëndrra e popujve për një komunikim të barabartë, suksesin që mund të vijë nga kontributi i disa popujve së bashku, për të gjithë njerëzimin.
Për të promovuar librin, mbrëmjen e sotme u zhvillua ceremonia ku mori pjesë edhe kryeministri Sali Berisha.
Në ceremoninë e promovimit të librit “Nga Nairobi në Shenzen” të autorit Mark Obama, vëllai i Presidentit të SHBA-ve Barak Obama, së bashku me kryeministrin Berisha ishin të pranishëm në këtë ceremoni edhe ministra të kabinetit qeveritar, deputetë, si dhe personalitete të tjera të jetës artistike, kulturore të vendit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi