Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shumë seksi, shumë herët..!! Empty Shumë seksi, shumë herët..!!

Tue 26 Jul 2011 - 22:56
Shumë seksi, shumë herët..!! 6883966fd8f918aL
Që në fillim duhet thënë diçka jo fort e
parëndësishme: Tendenca për tu dukur seksi që në
moshë fare të re, pothuajse fëmijë, në fakt nuk
është vetëm një fenomen “shqiptar”, pra jo
vetëm adoleshentët tanë sillen kështu. Bëhet
fjalë për një tendencë të përgjithshme
perëndimore, shkaqet e së cilës lidhen me imazhet e
përcjella nga mediat (televizioni në mënyrë të
veçantë) dhe fushatat e marketingut që i nxitin të
rinjtë të jenë “seksi”.Por si prindërit mund ti
mbrojnë fëmijët e tyre?Asnjëherë nuk është e
lehtë të jesh prind. Por në ditët tona është
bërë edhe më e vështirë. Një vëzhgim
ndërkombëtar i vitit 2002 zbuloi që 76 përqind e
prindërve mendonin se ishte shumë më e vështirë
të rrisje fëmijë sot sesa në kohën kur ata vetë
kishin qënë fëmijë;

dhe 47 përqind thanë se sfida e tyre më e madhe ishte
përpjekja për ti mbrojtur fëmijët e tyre nga
ndikime shoqërore negative që përfshijnë imazhe
ngacmuese dhe shqetësuese, dhunë dhe mesazhe të
papërshtatshme për moshën që shfaqen në media.

Si do i ishit përgjigjur ju ketij vezhgimi?
A po përjetoni dhe ju të njëjtën situatë të
vështirë në përpjekje për të mbrojtur fëmijët
tuaj nga ndikimet negative? A ju duket e vështirë
për të vendosur dhe përforcuar kufijtë brenda të
cilëve duhet të lëvizin fëmijët tuaj? Për të
përcaktuar sa, kur dhe çfarë është e përshtatshme
për ta?

E lehtë të bësh pyetje.

E vështirë të gjesh përgjigjet e duhura. Prindërit
e dinë që për disa gjëra duhet thënë shkurt
“JO”! Por duke thënë thjesht ‘JO’nuk do
zgjidhej problemi dhe nuk mund të thuash JO për
gjithçka.

Duhet të gjejmë zgjidhje për problemet e fëmijëve, shpesh në
çastet më të papritura dhe në mënyra të
paparashikueshme. Për tia arritur qëllimit puna e
parë që duhet bërë është të dimë dhe të njohim
se kur dhe si jeta fëminore e përballur me
seksualitetin ka ndikim tek fëmijëtnë moshe të vogël.

Një sërë librash të kohëve të fundit nga Shtëpia Botuese MAX si dhe të
reja e raporte kërkimore kanë ngritur shqetësimin
rreth qëndrimeve dhe sjelljes seksuale të shumë
adoleshentëve sot dhe në mënyrë të ndjeshme të
moshave nga tetë deri në dymbëdhjetë vjeç. Këto
të dhëna shpesh na lënë të kuptojmë se sjellja
në fjalë krijohet papritur nga hiçi kur fëmijët
fillojnë shkollën e mesme (ose tetëvjeçaren).


Pothuajse kurrë nuk mendojmë për atë çka ka ndodhur gjatë viteve më të hershme në
jetën e tyre të cilat kanë paraprirë atë çka po
ndodh tani me këta adoleshentë.
.

Në jetën e fëmijëve ka plot çeshtje dhe pyetje që lidhen me seksualitetin dhe
vete seksin dhe është shumë e rëndësishme që të
rriturit të tregojnë kujdes për ti njohur e për ti
kuptuar ato. Rrëfimet e mëposhtme nga prindër dhe
mësues na bëjnë të qartë faktin se nëse duam ta
kuptojmë dhe ta trajtojmë çështjen e seksualitetit
tek fëmijët duhet ta nisim punën tonë që kur
fëmijët janë shumë të vegjël. (janë përdorur
iniciale për të ruajtur anonimitetin e
dëshmuesve)



Duke qarë në vaskë...

Xh. tregoi se një mbrëmje pak kohë më parë vajza e saj shtatë
vjeçare H. filloi të qante në vaskë. E shqetësuar
për këtë Xh. e pyeti se çfarë kishte. H. u
pergjigj: “Jam e shëndoshë. Unë jam e shëndoshë.
Dua të jem simpatike si I. (një vajzë shumë e
dobët e shumë e njohur në klasën e H.)I.vishte
rroba moderne të cilat Xh.-së i dukeshin krejt të
papërshtatshme për një shtatëvjeçare. Xh. i hodhi
dorën mbi shpinë H. duke i thënë se i pëlqente
trupi i H. se ishte trup shumë i bukur për një
shtatëvjeçaredhe se s’kishte pse të dobësohej.
Por H. kishte vazhduar të qante dhe thoshte se donte
të mbante dietë.

Xh. nuk dinte çfarë të thoshte apo çfarë të bënte pas kësaj.
Sipas saj, H. kishte trup normal për moshën që
kishte. Ajo që nuk ishte normale, - mendonte Xh.,
ishte se si nje fëmijë aq i vogël mund të mendonte
për të mbajtur dietë, për të mos përmendur
dëshirën që kishte për tu pëlqyer nga djemtë
sepse ishte “simpatike” dhe
“seksi”.

Ishte apo s’ishte normale një gjë e tillë, ajo që kishte kuptuar Xh.
ishte se H. ishte me të vërtetë e shqetësuar dhe e
stresuar dhe se duhej të bënte diçka për ta
ndihmuar.

Teksa përpiqej të kuptonte këtë shpërthim emocional të vajzës 7
vjeçare, Xh. ia vuri fajin më të madh shoqeve të H.
të cilat po ndikonin gjithnjë e më shumë tek ajo
duke u bërë tepër të rëndësishme për të.


Kohët e fundit, kur H. ishte kthyer në shtëpi mbas një loje me kukulla, kishte
treguar se si kishin zhvilluar nje sfilatë mode me
kukullat e shoqeve të saj.Xh. shqetësohej sepse kur
H. dhe shoqet e saj luanin së bashku ato shpesh
improvizonin takime dashurie si dhe dasma me kukullat e
tyre Barbi.

Por ajo që e shqetësonte më shumë Xh. ishte koha e gjatë që
fëmijët kalonin në shtëpitë e njëri-tjetrit me
kukullat e tyre, emrat e kukullave, pamja e tyre
anoreksike, seksualiteti i tyre i dukshëm, garderoba
me veshje ekstravagante si dhe rëndësia që i
kushtohej shoping-ut dhe paraqitjes së jashtme si pika
kyçe të lojës.

Kur Xh. shprehu mendimin se nuk i pëlqente që H. kishte ato kukulla,
H. tha se gjithë fëmijët e tjerë kishin po ato
kukulla dhe se asaj i pëlqente shumë të luante me to
në shtëpitë e tyre. Asaj dhe shoqeve të saj iu
pëlqente shumë ti vishnin kukullat, ti nxirrnin për
shoping si dhe nëpër takime.


Megjithëse Xh. nuk u bind, ajo nuk
dinte çfarë do bënte kur H. të kishte ditëlindjen
muajin tjetër. Ajo ishte mëse e sigurt që ndonjë
vajzë do ti sillte H.-së kukulla si dhuratë. Edhe
sikur Xh. T’ia fshihte kukullat ajo e dinte që H.
përsëri do të luante me to në shtëpitë e shoqeve
të saj. Kohët e fundit H. kishte kërkuar madje (pas
një bisede në shkollë) të bëhej pjesë e një
komuniteti on line ku fëmijët mund të luajnë dhe
të blejnë gjëra për kukullat e tyre me anë të
internetit së bashku me fëmijë të
tjerë.

Megjithatë, thellë, thellë në vetvete Xh. ndjente se ajo që e
shqetësonte më tepër ishte se ku do ti çonte këta
fëmijë gjithë ky interes për pamjen e jashtme e
për të qënit i famshëm dhe seksi.


H. nuk pëlqente trupin e saj tani
që ishte vetëm shtatë vjeç. Po kur të bëhej
trembëdhjetë vjeç çfarë do mendonte vallë? Xh.
kishte dëgjuar se sjelljet dhe veprimet e lidhura me
seksualitetin tek fëmijët dhe adoleshentët ishin
shumë të shpeshta dhe të hershme siç ishin
gjithnjë e në rritje problemet e çrregullimet me të
ngrënin, madje edhe tek vajzat e vogla. A mos vallë
lotët e H. për trupin e saj ishin shenja e parë për
shqetësime të tilla? Ç’lidhje kishte midis
shqetësimit për imazhin e trupit dhe seksualitetit?
Po çfarë donte të thoshte ajo në të vërtetë me
të qënit “seksi”?

Duke e ditur se sa të vështira ishin këto pyetje Xh.-së iu duk
pothuajse e pamundur të gjente menyrën e duhur për
t’u pergjigjur. Ajo u merzit pasi ndiente pasiguri
madje dhe shqetësim ngaqë nuk dinte se cila ishte
gjëja e duhur për të thënë apo për të bërë.




Histori si kjo që na tregoi Xh. për vajzën e saj ka shumë.
Këshilla të përgjithshme që vlejnë për të gjitha
rastet, nuk ka. Secili rast meriton vëmendje dhe
zgjidhje sipas specifikave dhe rrethinave të vetë
fëmijës dhe familjes ku ajo rritet. E vetmja
këshillë që vlen për të gjitha rastet është:
Jepini fëmijës dashuri dhe vëmendje. Që në
vogëli! Sigurisht që kjo nuk do t’ju shpëtojë nga
të gjitha problemet, por nëse do mundeni ta bëni
këtë, gjithçka do jetë më e lehtë më
vonë.

Ja si shkruan një lexuese e
Shekullit në Blogun online: “Koha
qe jetojme vertet qe kerkon qe prinderit te punojne dhe
shume madje. Për mendimin tim duhet te gjejmë
“rezervat” qe mund te kete secili nga ne (dhe në
çift) per kohen që u japim fëmijëve. Absolutisht qe
ka rezerva, por duhet të arsyetojmë vetë. E
rendesishme eshte vemendja. Efektet e asaj që bëjmë
sot me femijen, do ti ndjejmë shume vonë, kur ai/ajo
te jetë rritur, por ateherë nuk mund të korrigjoni
asgjë. E dini ate historine e bukur që një person
kishte mundesine të kthente kohën pas? Sa here donte
te korigjonte nje gje qe nuk e kishte bere mire e
kthente kohën pas dhe mundohej ta korigjonte. Sa here
qe kalonte nje çast te bukur e kthente kohen pas per
ta rijetuar. Por kjo eshte nje fantazi e nje
shkrimtari. Ne realitet, atë që bën sot do ta
korrësh
nesër...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi