Ende shumë herët për takim me jashtëtokësorët
Wed 12 Sep 2012 - 13:44
Për njerëzimin nuk është gjë e mençur që të ngutet të hyjë në kontakt me civilizimet jashtëtokësore dhe dërgimin e të dhënave se ku ndodhemi.Kongresi i Lidhjes Ndërkombëtare astronomike (IAU), në të cilin ishin mysafirë disa nga astronomët dhe astrofizikanët më të mëdhenj botërorë, është mbajtur në Peking. Në të është prekur tema e takimit më jashtëtokësorët.
Nobelisti Brian P. Schmidt ka deklaruar kështu se si për njerëzimin nuk është gjë e mençur që të ngutet të hyjë në kontakt me civilizimet jashtëtokësore dhe dërgimin e të dhënave për atë se ku ndodhemi. Diçka të ngjashme më herët ka thënë edhe Stephen Hawking, duke pohuar që takimi me jashtëtokësoret është për së tepërmi i rrezikshëm për racën njerëzore.
Schmidt, megjithatë thotë se ky është shqetësimi ynë më i vogël sepse për shkak të madhësisë së vetë gjithësisë takimi me ndonjë lloj jashtëtokësorësh i përket të ardhmes së largët dhe nuk duhet të merremi me këtë gjë. Shqetësim më i madh është dielli ynë, jeta e të cilit do të përfundojë për rreth 800 milionë vjet, çka e vë në pikëpyetje relevancën njerëzore në këtë të ardhme të largët.
Schmidt ka fituar çmimin “Nobel” për teorinë e vet për përshpejtimin e zgjerimit të gjithësisë, çka do të thotë që distancat në mes galaktikave janë gjithnjë më të mëdha
dhe që një ditë nëse ekzistojmë fare, do të jemi të izoluar me cepin tonë të errët të universit, por derisa të vijë ajo ditë ndoshta edhe e përvetësojmë teknologjinë e cila do
të na mundësojë transportin në distanca të tilla të mëdha.(koha)

- LunaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11704
Vendndodhja : Iη sυηsεт
Anetaresuar : 14/10/2010
Re: Ende shumë herët për takim me jashtëtokësorët
Wed 12 Sep 2012 - 13:49
E kush ka njete me u taku me ta se?!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi