Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

15-vjecari i zhdukur, në dispozicion një linjë telefonike  Empty 15-vjecari i zhdukur, në dispozicion një linjë telefonike

Thu 28 Jul 2011 - 13:00
Mateo Bejaj, 15 vjeç dhe banues në fshatin Bishan të Vlorës ende nuk po gjendet megjithese ka nisur nje hetim nga policia. Sot behen 11 dite nga largimi i tij mbrëmjen e 16 korrikut.
Çdo orë që kalon, rrezikon më shumë jetën e tij. Per kete arsye Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Linja e Telefonit për Fëmijët e Humbur - ALO 116 000 ka ofruar mbështetjen e saj nëpërmjet bashkëpunimit intensiv ndërinstitucional, duke shfrytëzuar çdo mundësi komunikimi dhe bashkëpunimi për mbledhjen e informacionit të nevojshëm mbi rastin Bejaj.

Linja e Këshillimit për Fëmijë- ALO 116 është në dispozicion falas 24 orë në 7 ditë të javës nëpërmjet numrit 116 000, ku çdo qytetar, mund të raportojë në mënyrë anonime, nëse beson se ka të dhëna të mjaftueshme për të lehtësuar kërkimin apo mund të informojë mbi rastin djalit 15-vjeçar Mateo Bejaj .

Familja ne ankth

Prinderit e 15-vjecari kerkuan ndihmen e policise pasi ai nuk u kthye me ne shtepi. Familjaret nuk kane patur kerkesa per para nga rrembyes te ndryshem, perjashto tre telefonata pa identifikim numri nga ku askush nuk ka folur.

Burime zyrtare nga policia, sqarojne se hetimet kane avancuar dhe se grupi hetimor qe po punon per zbrdhjen e ngjarjes eshte afer gjetjes dhe zgjidhjes se saj. Mateu Bejaj eshte larguar nga shtepia diten e shtune date 16 korrik dhe per here te fundit eshte pare ne fshat rreth ores 21.00 te mbremjes. Kerkimet kane vijuar nga policia si ne fshat po ashtu dhe policia kufitare ne zonen e grykderdhejs se Vjoses.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi