Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Vajzat e dëshpëruara me linjë telefonike për ndihmë për shkak të Ryan Gosling Empty Vajzat e dëshpëruara me linjë telefonike për ndihmë për shkak të Ryan Gosling

Tue 2 Apr 2013 - 17:39
Vajzat e dëshpëruara me linjë telefonike për ndihmë për shkak të Ryan Gosling F1_2-ryan1364889998

Një rast i tillë i kësaj linje telefonike nuk është shënuar për herë të parë. Në fillim të muajit është shfaqur edhe “Twi-line” për ata që nuk besojnë që është xhiruar edhe vazhdimi i fundit i sagës Twilight.

Aktori në kohën e fundit ka pranuar që është lodhur nga puna sepse pas ka lënë një vit kur ka punuar në disa projekte. Ryan Gosling ka vendosur të bëjë pushim nga aktrimi çka nuk e kanë përballuar mirë adhurueset e tij nëpër botë.

Prandaj në Britani të Madhe kanë nisur linjën telefonike për ndihmë për vajzat e dëshpëruara të cilat nuk mund të pajtohen me faktin që për një kohë nuk do ta shikojnë Ryanin në projektet filmike. Kur ta thërrasin numrin e telefonit për ndihmë, vajzave automatikisht do t’u drejtohet aktroi. Fjala është për monologun e tij nga filmi “Notebook”.

“Do të jetë shumë vështirë, çdo ditë do të na duhet të punojmë në këtë gjë, por këtë gjë e kam vendosur sepse të dua ty. Të dua të tërën gjithmonë, çdo ditë. Unë dhe ti, çdo ditë”, –thotë zëri i aktorit. Shumë nga vajzat kanë shprehur edhe publikisht pikëllimin e tyre për shkak të tërheqjes së aktorit.

“E kam telefonuar Goslin. Dhe aspak nuk më vjen turp”, – ka pranuar njëra nga vajzat.

Një rast i tillë i linjës telefonike nuk është shënuar për herë të parë Në fillim të muajit është shfaqur edhe “Twi-line”, e cila i dedikohet adhurueseve britanike të cilat ende nuk besojnë që është xhiruar edhe vazhdimi i sagës “Twilight”. /koha.net

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi