Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vajzat në Kosovë po diskriminohen për shkak të shamisë Empty Vajzat në Kosovë po diskriminohen për shkak të shamisë

Sun 8 Apr 2012 - 13:20
Vajzat në Kosovë po diskriminohen për shkak të shamisë Prishtine-fakulteti-islam-noaPërplasen Bashkësia Islame dhe Ministria e Arsimit në Kosovë për çështjen e shamisë së kokës. Bashkësia Islame ankohet për diskriminim

Pragu i shkollave publike për vajzat e mbuluara nën moshën 15 vjeçare në Kosovë është i pakapërcyeshëm. Në këtë pikë përplasjet mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës e Teknologjisë dhe Bashkësisë Islame të Kosovës janë të vazhdueshme. Sabri efendi Bajgora, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, duke folur me radion DW shpreh keqardhjen për vazhdimin e këtyre shqetësimeve, sepse ka një numër vajzash që preferojnë të shkojnë në shkollë me mbulesë.

"Mirëpo, ne jemi thellësisht të bindur se një shoqëri demokratike siç mëton të jetë Kosova, do ta tejkalojë këtë situatë me urtësi dhe maturi duke iu garantuar të gjithë nxënësve të Kosovës që të mësojnë pa prejudikuar për veshjen e tyre të jashtme, e cila në shumë raste po konsiderohet si një çështje e ndaluar”.

Ndërsa Ragip Gjoshi, këshilltar politik në Ministrinë për Arsim, Shkencë dhe Teknologji kujton se deri në moshën 18 vjeçare nxënësit nuk janë në gjëndje të vendosin për veten. Sipas tij stili i veshjes në këtë rast konsiderohet i imponuar qoftë nga prindërit apo teologët. "Por, ne kemi menduar edhe për këtë kategori nxënësish, të cilët pas moshës 15-vjecare, në bazë të Ligjit mbi Arsimin Parauniversitar kanë mundësi që të ndjekin arsimin joformal. Kjo është sanksionuar edhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me Ligjin mbi Arsimi Parauniversitar si dhe në Udhëzimin Administrativ 7/2009, i cili rregullon kodin e veshjes dhe të dukjes së nxënësve”.

Ndalesë e shamive apo e zhveshjes së tepruar në shkolla të Kosovës?

Nga ana e tij kryeimami Bajgora në vend të sanksionimit të vajzave të mbuluara sugjeron masa për ruajtjen e kodit, kur kemi zhveshje të tepruar të vajzave nëpër shkolla. “Shpeshherë, Ministria e Arsimit thirret thirret në një kod mirësjellje në të cilin gjoja janë bazuar. Mirëpo, unë mendoj se më e ndershme do t´ishte që në atë kod moral të sanksionohej zhveshja e nxënëseve tona dhe jo mbulesa e tyre, se fatkeqësisht të gjithë jemi dëshmitar të kësaj dukurie në shumë shkolla të Kosovës. Prandaj, unë edhe një herë ftoj Ministrinë e Arsimit që ta shfuqizojnë këtë udhëzim administrativ dhe t´ua mundësojnë të gjitha vajzave shkollimin edhe me mbulesë apo shami”, thotë kryeimami Bajgora.

Në nenin 8-të të Kushtetutës së Kosovës thuhet se: “Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare”. Në paragrafin 4 të nenit 38 të Kushtetutës thuhet po ashtu se: “Liria e manifestimit të fesë, e besimit dhe e ndërgjegjes mund të kufizohet me ligj, nëse një gjë e tillë është e domosdoshme për mbrojtjen e sigurisë dhe rendit publik, të shëndetit, ose të të drejtave të personave të tjerë”. Për të kërkuar të drejtën e tyre disa vajza iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

MASHT: Nuk ka bazë ligjore për të vepruar ndryshe

Rasti më i fundit ishte ai i Arjeta Halimit, nxënëse nga komuna e Vitisë, beteja dyvjeçare e së cilës përfundoi pa sukses. Gjykata Kushtetuese e Kosovës hodhi poshtë kërkesën e saj për të vazhduar mësimin me shami koke në një shkollë publike. Sekretaria e Gjykatës Kushtetutese të Kosovës me anë të një shkrese për Deutsche Welle-n shpjegon se pas rastit të lartpërmendur “Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës nuk ka pranuar ndonjë ankesë të re rreth së drejtës për shkollim të vajzave të mitura që mbajnë shami”.

Ragip Gjoshi, këshilltar politik në Ministrinë për Arsim, Shkencë dhe Teknologji: “E drejta për ankesë ekziston për të gjithë qytetarët, por bazë për të vendosur ndryshe aktualisht nuk ka. Siç dihet, arsimi parauniversitar është tërësisht në duar të komunave, ndaj udhëheqja komunale vende-vende, duke mos qenë e gatshme të ballafaqohet me këtë problem ka hedhur topin në adresë të Ministrisë. Andaj, iu bëjmë thirrje që të përballen me zgjidhjen e këtij problemi duke i bindur prindërit dhe nxënësit që të sillen konform dispozitave në fuqi”, thotë këshilltari Gjoshi.

Përjashtimet nga shkollat publike të vajzave me shami u përcollën me protesta të nxënësve, të cilët u solidarizuan me moshataret e tyre. Po ashtu organizatave të ndryshme jo fitimprurëse në protestë iu bashkëngjitën edhe qytetarë të shumtë. Për Bashkësinë Islame, kjo është shkelje drastike e të drejtave të njeriut.

BI: “Përjashtimi i vajzave me shami-diskriminim në baza fetare”

Kryeimami Bajgora argumenton se shamia e kokës nuk është vetëm te feja islame, por në të gjitha fetë qiellore, si te krishtërimi dhe feja hebraike. "Nëse nuk na pengon Nëna Terezë që shfaqet kudo me shami, pse t´na pengojnë vajzat apo motrat tona që dëshirojnë të shkollohen me shami? Kështu ndodh në tërë botën dhe unë mendoj se respektimi i të drejtës së femrës për t´u mbuluar dhe shkolluar është një prej standardeve që gjithsesi Kosova duhet ta realizojë nëse synon të hyjë në BE”, thotë z..

Bashkësia Islame është në pritje të miratimit të ligjit për pozitën juridike të bashkësive fetare në mënyrë që konform përgjegjësive kundrejt shtetit, të luftojnë për respektimin maksimal të të drejtave fetare të secilit komunitet. Se, nëse në shkollat evropiane nuk ka kurrfarë problemi që vajzat të shkollohen me shami, s´ka ndonjë arsye që e njëjta të mos ndodh edhe me femrat e mbuluara në Kosovë. Sipas Bashkësisë Islame në shekullin e shkencës dhe teknologjisë diskriminimi në baza fetare s´do duhej të gjente vend.
Fata
Fata
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
<b>Postime</b> Postime : 2151
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne boten time.
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 25/02/2012

Vajzat në Kosovë po diskriminohen për shkak të shamisë Empty Re: Vajzat në Kosovë po diskriminohen për shkak të shamisë

Sun 8 Apr 2012 - 13:45
Mendoj se duhet ndaluar shkuarjen e vajzave neper shkolla me zdeshje te tepruar por edhe atyre me shamija,se fundja nuk jemi diku ne vendet arabe!
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Vajzat në Kosovë po diskriminohen për shkak të shamisë Empty Re: Vajzat në Kosovë po diskriminohen për shkak të shamisë

Sun 8 Apr 2012 - 16:44
Jo vetem ne Kosove por edhe ne shume vende te tjera..

Dani eshte mendimi yt dhe e respektoj por eshte gabim kjo qe thua ti,ngaqe ato ku do te shkollen atehere nese kane shamia eshte e drejt e tyre qe mbajne,eshte deshira e tyre por nuk duhet te diskriminohen ne ate menyre...
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Vajzat në Kosovë po diskriminohen për shkak të shamisë Empty Re: Vajzat në Kosovë po diskriminohen për shkak të shamisë

Sun 8 Apr 2012 - 17:05
qka pengon shamija e nje vajza muslimane shqiptare
https://www.youtube.com/watch?v=T4i5Dt19UwY&feature=player_detailpage#t=33s
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vajzat në Kosovë po diskriminohen për shkak të shamisë Empty Re: Vajzat në Kosovë po diskriminohen për shkak të shamisë

Sun 8 Apr 2012 - 17:17
Une jam kunder si te veshjes e te xhveshjes se teperme,nuk eshte se me pengon shamia megjithse akoma s'na ehste mesuar syri te shohim grate Shqiptare te ndjekin traditat apo kulturen e Arabise por teme me vete kjo..Une jam kunder te gjitha ketyre per vete faktin se keto gjera sjellin c'perqendrim e percarje mes nxenesve,dallim racash etj e behen shkas per debate e konflikte te shumta mes tyre ...si perfundim nuk do behet mesim e as do jene te perqendruar ne mesimet e tyre..Flas e per xhveshjen apo nje zakon te nje femije me fe tjeter si ajo ortodokse nese feja e tyre u kerkonte dicka si kjo Islame....
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Vajzat në Kosovë po diskriminohen për shkak të shamisë Empty Re: Vajzat në Kosovë po diskriminohen për shkak të shamisë

Sun 8 Apr 2012 - 17:24
esht per qudi si ne shtet katolike si esht britania e madhe lejohet shamija ne shkolla fakultete sepse esht e regulluar me ligj dhe aspak nuk nzit urrejte e te ne shiptart thuhet shamija diskriminon lailahe ilallah
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Vajzat në Kosovë po diskriminohen për shkak të shamisë Empty Re: Vajzat në Kosovë po diskriminohen për shkak të shamisë

Thu 12 Apr 2012 - 15:25
Po pse o vellezer e vrisni mendjen me shamine e fese dhe nuk e vrisni mendjen me veshjen popullore?!

Feja nuk imponohet!!!
Sponsored content

Vajzat në Kosovë po diskriminohen për shkak të shamisë Empty Re: Vajzat në Kosovë po diskriminohen për shkak të shamisë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi