Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Nga Elvis tek Jacko, vdekjet e parakohshme  Empty Nga Elvis tek Jacko, vdekjet e parakohshme

Thu 28 Jul 2011 - 14:36
Nga Elvis tek Jacko, vdekjet e parakohshme  Amy-homazhTalenti, ditët “on the road”, fama, përdorimi i tepruar i drogave dhe alkolit në një moshë të mallkuar, 27 vjec. Janë këto pengesat që nuk kanë arritur të kalojnë Jim Morrison, Jimi Hendrix, Janis Joplin, Kurt Cobain, Brian Jones dhe së fundmi Amy Winehouse, që u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Londër.
Këngëtarja e re angleze ka ricikluar jo vetëm vokalisht dhe në mënyrë muzikore yjet e viteve ’60 dhe ’70, por edhe stilin e jetesës së konsumuar nga vartësitë dhe depresioni.

Një ekzistencë e ndërprerë shumë shpejt si ajo e Jim Morrison, të cilit sapo iu përkujtuan 40 vitet e vdekjes, më 3 korrik 1971. Lideri i The Doors u gjet i vdekur në vaskën e shtëpisë së tij në Paris për shkak të një arresti kardiak, pas një jete me probleme dhe suksese. Ai ka lënë një trashëgimi muzikore dhe vargje që e bëjnë edhe sot një nga këngëtarët më karizmatikë të historisë së rokut.

Jimi Hendrix, i zgjedhur nga revista “Rolling Stone” kitaristi më i madh i të gjitha kohërave, ka vdekur edhe ai në moshën 27 vjecare, më 18 shtator 1970, në shtëpinë e tij në Londër, i mbytur nga e vjella. Ai pati një jetë dhe një parabolë artistike të shkurtër por të rrufeshme. Ishte një nga inovatorët kryesorë të kitarës elektrike dhe shpikës i një tingulli që shkriu rokun me bluzin. Performimi i tij i fundit në festivalin e Vudstokut në vitin 1969 është kthyer në simbolin e një epoke jo vetëm muzikore.

Pak ditë më vonë Janis Joplin ndoqi Jimi Hendrix. Ajo u gjet e vdekur në dhomën e një moteli në Hollivud, më 4 tetor të 1970-ës. Autopsia sugjeroi një vdekje për shkak të një mbidoze heroine. Edhe ajo nuk arriti ta kalonte kufirin e mallkuar 27-vjecar, por intensiteti i performancave të saj, stili i emancipuar, betejat për të drejtat e njeriut dhe pamja e saj kujtohen dhe imitohen edhe sot.

Një tjetër vdekje me “rrethana të paqarta”, frazë kjo e shumëpërdorur për këto jetë të thyera, është edhe ajo e Brian Jones, kitaristi i parë i Rolling Stones që u gjet i vdekur në vitin 1969 në pishinë pas një feste. Kitarist fantastik i shkollës bluz, ai kishte dhënë kontributin e tij për këngë të paharrueshme të grupit si “Jumping Jack Flash” dhe “Sympathy for the devil”. Edhe ai ishte 27 vjec kur ndërroi jetë.

Më pranë epokës sonë është talenti i këputur i Kurt Cobain, lider i paharrueshëm i grupit Nirvana, shpikës të llojit “grunge”. Kënga “Smell like a teen spirit” solli një ndryshim vendimtar në muzikën e viteve ’90, që filloi të drejtohej tek roku alternativ. Ai Kurt pati një martesë të paqëndrueshme me Courtney Love, të shoqëruar me përdorimin e drogave nga ana e ciftit. U gjet i vdekur më 5 prill të vitit 1994, në moshën 27-vjecare, në Uashington. U vetëvra me një të shtënë pushke në kokë, ndërkohë që pak javë më parë në Romë kishte shpëtuar nga një mbidozë.

Por lista e artistëve që kanë vdekur shumë shpejt është më e gjatë dhe shkon nga Elvis Presley tek Michael Jackson, që ndërruan jetë 42 dhe 51 vjec, dhe që vijon me Freddie Mercury, ndonëse i vrarë nga SIDA në moshën 45-vjecare.

Pyetja që shqetëson në këto raste është cfarë tjetër mund të kishin shprehur artistët? Por nëse nga një anë na kanë shkaktuar keqardhje për një lamtumirë para kohe, nga ana tjetër është ngushëllimi se nuk kemi qenë dëshmitarë të degradimit të tyre artistikë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi