- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
35 vjet pa Elvis Preslin
Fri 17 Aug 2012 - 16:40
Legjenda e rock-ut Elvis Aaron Presli, lindi më 8 janar 1935, në Tupelo, Missisipi, SHBA.
Pati një fëmijëri të varfër e të vështirë. Thuhet se kur ishte 6 vjeç, e ëma, Gladis, i dhuroi për ditëlindje një kitarë.
Kjo bëri që tek Elvisi të lindte pasioni për muzikën. Rrinte me orë të tëra duke dëgjuar muzikë gospel dhe këngët spirituale, që këndoheshin në kishën e vogël pranë shtëpisë. Kur ishte 13 vjeç u transferua me familjen ne Memfis. Sam Filips i “Sun Records” dëgjoi një pjesë të Elvisit dhe mbetet i mahnitur. Nxjerr katër dollarë e firmos kontratën e parë me Elvisin.
Në prill 1956, Elvis merr pjesë në një prej spektakleve televizive me të ndjekura të quajtura “Milton Berle Show”. 40 milion spektatorë ndoqën shfaqjen e tij. Xhiroi 33 filma, ku në të parin u dëgjua kënga e paharrueshme “Love me tender”, që e bëri Elvisin tepër të dashur në publik, për zërin e tij të thellë dhe romantik.
Në mars 1958 shkoi ushtar në një qendër stërvitore të Teksasit. Në mars 1960 u kthye në skenë dhe këndoi në duet me Frank Sinatrën në shfaqjen “Welcome Home Elvis”. Vdekja e nënës, Gladis, ishte një goditje shumë e madhe për ekuilibrin e tij emocional dhe u bë shkak i sëmundjeve dhe gjendjeve të ankthit. Në maj 1967 u martua me Prishilën dhe në shkurt 1958 lindi Lisa Marie, që do të martohej me mbretin e popit, Majkëll Xhakson.
Pas një turneu vendosi të bënte një pushim. U kthye në shtëpinë tij në Memfis. Një ditë, kur shtrohet në urgjencën e “Baptist Memorial Hospital” mjekët e deklaruan të vdekur, për shkak të aritmisë kardiake. Ishte ora 15.30 e 16 gushtit 1977. /alb-observer.com/

- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Re: 35 vjet pa Elvis Preslin
Fri 17 Aug 2012 - 16:41
ka dhe elvis te tjere mos u merzisni
- ValbonaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 10075
Hobi : muzika, piktura, poezia.........
Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
Anetaresuar : 08/07/2012
Re: 35 vjet pa Elvis Preslin
Fri 17 Aug 2012 - 17:48
po po ka
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi