Elvis Pupa, filmi dhe jeta e re
Sat 22 Oct 2011 - 18:02
Elvis Pupa, aktori që u bë i famshëm për publikun shqiptar me personazhet e tij në ‘Portokalli’, foli rreth filmit të tij të parë dhe për jetën e tij të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
32-vjeçari theksoi se zgjodhi Avdiun si personazhin e filmit “Legjenda e Fundit” pas një sondazhi të bërë në Facebook me fansat e tij.
“Unë kam bërë një sondazh në Facebook për personazhet e mi. Pyeta se kë doni të jetë pjesë e këtij produksioni dhe shumica zgjodhi Avdiun”, u shpreh Pupa në emisionin ‘Pasdite në Top Channel’.
“Nuk është e vërtetë që jam frymëzuar tek filmi “Borat” për filmin tim. “Borat” merret me sistemin dhe ironizon stilin e jetesës, ndërsa filmi im është një historia e një emigranti që përballet me një realitet ku mundohet të përshtatet”, shpjegon aktori.
Më tej, Pupa foli për kastin e filmit të tij të parë: “Personazhet e filmit nuk janë aktorë profesionistë, por të instruktuar. Njerëzit atje janë të çiltër. Edhe pse nuk mund të interpretojnë personazhe të caktuara, veten e tyre e luajnë mirë në film.”
Duke folur rreth jetës së tij private, Elvis Pupa zbuloi se ka ndërmend që të jetojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Jetoj në Michigan dhe në Amerikë do të rris familjen time. Atje si çdo emigrant nuk e ndjen dallimin racial apo diskriminimin. Jam munduar të ambjentohem pa lënë pas dore profesionin. Në Amerikë mund t’i bësh të gjitha po e ndave mirë kohën. Ishte e vështirë, por atje mund të punosh i qetë, pa stres. Bashkëshortja ime Belina është një mbështetje shumë e mirë për mua sepse më jep qetësi në aspektin familjar dhe jo vetëm. Më ka ndihmuar shumë edhe me njohjet për filmin, kontratat etj.”, theksoi Pupa./tch/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi