Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Filmi Agon fiton çmimin “Filmi më i Mirë” në festivalin amerikan Empty Filmi Agon fiton çmimin “Filmi më i Mirë” në festivalin amerikan

Sat 23 Mar 2013 - 12:14
Filmi Agon fiton çmimin “Filmi më i Mirë” në festivalin amerikan Agon-1-300x224
Filmi Agon fiton çmimin “Filmi më i Mirë” në festivalin amerikan


Nga: Ermira Babamusta, Ph.D., New York
Filmi Agon u shtua në listën e filmave më të mirë për vitin 2013, realizim i përkryer i regjizorit të shquar Robert Budina. Filmi luhet me mjeshtëri nga aktori i ri Guljem Kotori i cili u vlerësua me çmimin “Aktori më i mirë” (Best Actor Award) në Festivalin e Filmit “Bloody Hero International Film Festival” në Arizonë, SH.B.A. Festivali u mbajt në shkurt 2013 dhe ceremonia e ndarjes së shpërblimeve ishte me 10 shkurt. Filmi Agon fitoi çmimin “Filmi më i Mirë” (Best of Fest) me produksion të Era Film, Shqipëri.
“Ky çmim duket sikur erdhi nga hiçi sepse ishte fare i papritur dhe nuk e prisja që filmi të vlerësohej maksimalisht me çmimet më të mëdha të festivalit. Kam parë në garë ishin pjesa më e madhe filma amerikanë dhe shpresat për një çmim dukeshin fare të vogla. Anëtarët e jurisë dhanë të gjithë votën maksimale dhe kjo më ka bërë të ndihem shumë mirë dhe të rihap edhe njëherë projektet për të ardhmen. Mendoj se Guljem Kotori që fitoi çmimin si Aktori më i Mirë është një talent i ri që dhe në filma të tjerë do të tregojë se ky çmim nuk ishte aspak rastësi për të. Edhe në raste të tjera ai është vlerësuar nga njerëz të ndryshëm të industrisë së filmit që kanë parë filmin Agon,” tha regjizori i njohur Robert Budina.Filmi Agon fiton çmimin “Filmi më i Mirë” në festivalin amerikan Agon-2-300x153
“Ishte e pa pritur dhe një surprizë shumë bukur për mua. Ky vlerësim më bëri të ndihem mirë për atë çka unë kam bërë në filmin Agon. Gjithashtu ky çmim më ka bërë të jem këmbëngulës akoma më shumë në karierën time si aktor dhe pse nuk kam bërë një shkollë për aktrin dhe nuk po e bëj momentalisht,” u shpreh aktori i talentuar Guljem Kotori.
“Eksperienca në filmin Agon ishte më e bukura ekzperiencë që unë kam pasur deri tani në jetë, në shumë aspekte. Kjo eksperiencë ka qenë si një shkollë për mua, më ka mësuar shumë gjera mbi filmin, mbi aktrimin. Falë aktorëve profesionistë që unë kisha në krahë, me në krye regjizorin Robert Budina dhe falë punës parapregatitore që ne kemi bërë, më kanë mësuar shumë rreth aktrimit dhe filmit,” shtoi Guljem Kotori.
Filmi u realizua në Selanik dhe në Kapshticë të Korçës. Rolet kryesore luhen nga aktorët e talentuar: Antonis Kafetzopulos, Guljem Kotori, Isabella Kogevina, Xhevdet Jashari, Eglantina Cenomeri, Laert Vasili dhe Marvin Tafaj (www.agonfilm.com).
Filmi Agon ishte përzgjedhje zyrtare në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Cikago (Chicago International Festival Film). Gjithashtu, filmi Agon është përzgjedhur në garën zyrtare të festivalit Bifest të Barit, një nga festivalet më të rëndësishme në Itali. Filmi do shfaqet me 20 mars 2013 në orën 18:30 në teatrin Petruzelli. Menjëherë pas tij, në orën 20:30, Adriano Çelentano, këngëtari i njohur italian merr çmimin e karrierës si aktor. Njëkohësisht, filmi Agon është zgjedhur në festivalin South East European Film Festival, në Los Angeles, Sh.B.A., një festival shumë i rëndësishëm për Hollivudin dhe industrinë e filmit amerikan, që fillon në maj 2013.
“Ndërkohë po presim përgjigje nga shumë festivale të tjera ku kemi aplikuar. Njëkohesisht filmi u shfaq në kinematë greke ku u prit shumë mirë, kam marrë shumë mesazhe nga publiku grek që e ka pëlqyer filmin. Filmi në pjesën më të madhe është pritur me shumë entuziazëm por nuk kanë munguar rastet kur ka pasur edhe reagime të forta kundër tij. Mendoj se kjo ndodh për faktin që filmi është shumë provokativ. Shumë festivale që kanë dashur të marrin fillimisht më pas kanë hequr dorë sepse filmi ka skena të forta dhune dhe nuk është i lehtë të “përtypet” nga audienca sidomos ajo europiane. I jemi afruar shumë festivaleve të mëdha si Kane, Venecia, Berlin dhe Tribeca por jemi eliminuar gjithmonë në çastet e fundit të perzgjdhjes,” tregon regjizori i filmit Agon, Robert Budina.
Filmi Agon fiton çmimin “Filmi më i Mirë” në festivalin amerikan Agon-3
Eksklusive: Intervistë me regjizorin Robert Budina
Bisedoi Ermira Babamusta
Çfarë ju bën më shumë krenar për filmin Agon?
Robert Budina: Fakti që Shqipëria ishte vendi lider i produksionit dhe që udhëhoqi një projekt ku ishin vende si Rumania, Greqia dhe Franca dhe që në këtë projket kishim dy Palma të Arta të Kanes, producentin rumun Daniel Burlac që fitoi në 2007 me filmin e Mungiut 4 Javë, 3 ditë e 2 net, dhe drejtorin e fotografisë, Marius Panduri, i cili ka fituar Palmën e Artë me filmin 12.08 Bukuresh me 2006. Jam krenar që dhe ne mund të realizojmë projekte me një rëndësi të tillë.
Personalisht ishte maksimumi që mund të arrij, të punoj në grup më bën të shprehem në maksimumin tim dhe natyrisht më pasuron eksperienca të reja jete. Profesonalisht arritja e përfundimit të një projekti të tillë relativisht të madh më ka hapur horizonte të reja që më parë nuk njihja. Por për mua të kem mundësi të punoj me kameraman dhe aktorët dhe të realizoj idetë e mija me anë të tyre dhe trupës është maksimumi që një krijues mund të ëndërrojë.
Cili është mesazhi për audiencat që shikojnë filmin Agon?
Robert Budina: Që shqiptarët nuk janë kriminelë, janë njerëz të sakrificave, të cilët kanë energji shumë pozitive brenda tyre; që kanë guxim të përballen edhe me fenomenet negative për të cilat kombe të tjera mbase me të drejtë i paragjykojnë; që familja për ta është gjëja më e shtrenjtë dhe për të cilën ata do të bënin sakrificat më të mëdha.
Filmi Agon fiton çmimin “Filmi më i Mirë” në festivalin amerikan Agon-4-300x200
Filmi Agon tregon historinë e një familje shqiptare që integrohet në shoqërinë greke. Si e paraqesin kulturën shqiptare dy karakteret kryesore të filmit, Saimiri dhe Vini për grekët ?
Robert Budina: Saimiri ka trashëguar nga familja e tij kujdesin që prindërit kanë për fëmijët, që vëllezërit dhe motrat e mëdhenj kanë për ata më të vegjël, kujdesin që pjestarët e saj kanë ndaj njëri-tjetrit. Dikur familja shqiptare ka qenë shumë e fortë dhe e lidhur, vlera të cilat sot mungojnë në familjen perëndimore, ku shumë më tepër rëndësi merr individi se sa forca e familjes.
Duke qenë se babai i tyre ( i Saimirit dhe Vinit) ka vdekur, shpejt Saimirit i është dashur të bëhet babai i vëllait të vogël dhe të kujdeset gjithmonë për të. Janë pikërisht këto veti të tij që kanë bërë përshtypje tek e dashura greke e Saimirt, Elektra, dhe babai i saj, Niko, i cili sheh tek Saimiri strehën e sigurtë të vajzës së tij. Ndaj dhe Saimiri jo vetëm është integruar shpejt në Greqi, por edhe mjaft i vlerësuar nga të gjithë shokët e miqtë që ka atje. Nuk është e njejta gjë për Vinin, i cili duke qenë artist dhe adoleshent, pasi i vëllai ka ikur në Greqi ku po përpiqet të ndërtojë familjen e tij të re, ndihet i lënë pas dore. Ai mendon se vjerri i tij grek e tërheq prej hunde dhe i kontrollon jetën dhe që Saimiri për shkak të fejuarës se tij është servil ndaj vjerrit dhe grekërve në përgjithësi. Këto e bëjnë të jetë i ftohtë ndaj familjes së re të Saimirit në Greqi dhe për rrjedhojë refuzon të integrohet në realitetin e tij të ri në Greqi.
Shpesh të gjendur vetëm mes një realiteti të ftohtë për familjet e emigruara dalin në pah edhe më shumë tradita dhe zakonet e vendit të tyre të origjinës. Nëse do të merrja shembull familjet e shqiptarëve për mua ato janë objekt sutdimi në botë sepse arrijnë me një lehtësi të jashtëzakonisht të madhe të integrohen pa harruar për asnjë çast kulturën e tyre. Mjafton të përmendësh familjet arbëreshe që jetojnë në Itali sot të emigruara para rreth 500 vjetësh.
Filmi Agon fiton çmimin “Filmi më i Mirë” në festivalin amerikan Agon-5-300x200
Sa mirë pranohet familja shqiptare në Greqi? A ështe e natyrale trazicioni apo i vështirë për të gjetur balancin midis dy kulturave?
Robert Budina: Saimiri është pranuar më së miri, madje ai mund të ishte modeli i çdo babai grek për t’i besuar bijën, pasi ishte i përgjegjshëm, i sakrificës, i dashur, punvtor, i respektueshëm. Ndërsa Vini duke paragjykuar pjesën greke të realitetit të vëllait tëtij, refuzohet dhe paragjykohet nga vetë pjesa greke. Duke u ndjerë i lënë pas dore ai do të përpiqet t’i tregojë vëllait se sai zoti është të bëjë vetë në jetë, pa ndihmën e tij. Për Simirin, integrimi është shumë natyral dhe i natyrshëm, pasi ai është kokëulur dhe bën gjithçka të nxjerrë në pah vlerat më pozitive të shoqërisë shqiptare. Ndërsa Vini, si rezultat i ndjeshmërisë së tij të lart prej artisti dhe moshës adoleshtente, ka nxjerr në pa temperamentin dhe energjinë e papërmbajtshme të një të riu në autovërtetim, dhe përpiqet të ngrihet mbi realitetin e vendit ku ka shkuar të jetojë.
Shqiptarët janë shumë mendje hapur dhe në pjesën më të madhe kanë arritur shumë mirë të integrohen. Mendoj se në origjinë shqiptarët janë një popull emigrant në vazhdimësi, sepse kane qenë të pritur ta shohin të ardhmen e tyre jashtë vendit të origjinës. Kjo ka ndodhur që në kohët e lashta dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite, por mrekullia qëndron në faktin që ata nuk i kanë humbur kurrë kontaktet me kulturën dhe traditat e tyre. Në këtë pikë mendoj se janë unikale në historinë botërore.
Në këtë lloj situate, si e ruan njeriu identitetin, por arrin të integrojë në kulturën e re, pa harruar se kush janë?
Robert Budina: Saimiri përpiqet të mbajë një ekuilibër ndërmjet familjes së re greke që përfaqëson të ardhmen e tij, dhe familjes së tij shqiptare që përfaqëson tashmë të shkuarën e tij ose më së miri rrënjët e ij. Ky ekulibër nuk është i thjeshtë, pasi për t’u martuar me një greke i duhet të ndërrojë fenë dhe emrin në mënyrë që të pranohet nga komuniteti grek. Ai bën ç’është e mundur që t’ja arrijë kësaj ndaj edhe kur mbërrin nga Shqipëria familja e xhaxhait në hall për operacionin e tij, ai bëhet copë për ta ndihmuar, duke u futur në konflikt me vjerrin e tij grek. Ky i fundit nuk do t’i hapen probleme me klandestinë shqiptarë në shtëpinë e tij. Në këtë pikë Saimiri ndihet i plagosur, por megjithatë përpiqet përsëri t’i kalojë vështirësitë dhe të mos lerë pas dore asnjërën nga dy familjet e tij.
Filmi Agon fiton çmimin “Filmi më i Mirë” në festivalin amerikan Agon-6-300x199
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi