Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Filmi “Agon” në kinematë greke Empty Filmi “Agon” në kinematë greke

Sat 2 Feb 2013 - 10:46
Filmi “Agon” në kinematë greke 61111_21

TIRANË- Në fund të muajit shkurt, filmi “Agon” i regjisorit Robert Budina do të shfaqjet në kinematë greke.

“Agon” është një histori integrimi mes popujsh me kultura e tradita të ndryshme, një histori që i bie këmbanave të alarmit kur këta popuj priren nga paragjykimet në bashkëjetesën midis tyre, të gjitha këto pasqyrohen nëpërmjet dy historish dashurie të pamundura.

Filmi rrëfen historinë e dy vëllezërve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi, ku njëri përpiqet të integrohet atje me punë të ndershme, ndërsa tjetri falë edhe moshës së tij adoleshente bie pre e lekut të lehtë duke njohur kështu tmerrin e trafikut të paligjshëm dhe duke i hapur vëllait të madh probleme që nuk kanë më kthim mbrapa.

“Agon” u xhirua në Selanik të Greqisë me një përzgjedhje aktorësh grek dhe shqiptarë dhe me një trupë të përzier teknike shqiptaro-greko-rumune. Porotagonisë në film janë, Marvin Tafaj, Guljem Kotori, Xhevdet Jashari nga Maqedonia, Eglantina Cenomeri, Laert Vasili, Antonis Kafetzopulos dhe Isabella Kogevina nga Greqia, Nikolla Llambro, Hajrie Rondo dhe Ergys Çekrezi.
Në fund të viti që shkoi “Agon” pati premirën në Tiranë e më pas u shfaq në disa qytete të Shqipërisë, ndërko që më parë ai është shfaqur premirë botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Chicago.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi