Filmi i regjisorit Izer Aliu nominohet për çmimin Oscar
Sat 4 May 2013 - 15:40
Edhe një shqiptar është duke ecur sigurt drejt sukseseve më të larta në fushën e kinematografisë
Filmi me titull “Ta mbrojmë një mal” i regjisorit Izer Aliu, i cili vepron në Norvegji, është nominuar për kategorinë më të lartë të çmimeve kinematografike, atë të Oscar, raporton Almakos.
Besim Murtezani paraqitet në rolin e Isës, një djalosh 12 vjeçar i cili ka vetëm një dëshirë, që babai i tij (Burhan Amiti) ta shohë atë si burrë. Kur Isa e humb delen e shtëpisë, ai duhet t’i dëgjojë urdhrat e babait dhe vëllait të tij për ta gjetur atë..Vetë regjisori i ngazëllyer për nominimin ka deklaruar për mediat norvegjeze se filmi mund të vlerësohet lartë.
Vitin e kaluar, ky film ka fituar edhe çmimin “Amanda” për filmin më të mirë të shkurtër.
Filmi do të shfaqet në njëmbëdhjetë shtete. Xhirimet janë bërë gjatë vitit të kaluar në Radushë, në veri të Maqedonisë, nga grupi i përbërë nga 14 studentët e filmit nga Norvegjia dhe 20 punëtorëve vendas.
Historia është një dramë, e bazuar në një histori të gjyshes së Izerit ku rrëfehet historia e dy vëllezërve që janë barinj. Një ditë njëri prej tyre lëndohet dhe tjetri vihet në sprovë se nëse vëllai duhet ta bëjë atë që ai mendon që është e drejtë, ta ndihmojë vëllanë e tij? Apo ai duhet të bindet këshillave të të atit se blegtoria është më e rëndësishme, pa marrë parasysh se çfarë ndodh?
"Të mbrojmë një mal", është film me të cilin diplomohet Izeri nga Shkolla e Filmit norvegjez në Lilehamer. Projekti i këtij filmi me metrazh të shkurt është filmuar në Maqedoni në bashkëpunim me industrinë e filmit maqedonas.

- Filmi Agon fiton çmimin “Filmi më i Mirë” në festivalin amerikan
- Lista e kandidateve per cmimin Oscar 2011 ( 83rd Academy Awards )
- Filmi "E drejta për të dashuruar" fitoi çmimin e parë
- Filmi i shumë-përfolur “The Interview” ka qenë filmi më i shitur në shkarkimet e Google Play
- Ghett Aliu thotë “Ti po rren”
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi