Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Elbasan, djegia e teatrit, artistët të indinjuar  Empty Elbasan, djegia e teatrit, artistët të indinjuar

Fri 5 Aug 2011 - 18:02
Artistët e teatrit të Elbasanit, 'Skampa' , të indinjuar nga ngjarja tragjike, shprehen se nuk kanë fjalë për të përshkruar dhimbjen që ndjejnë.I tërë kontributi i jetës që është derdhur në atë skenë është asgjësuar vetëm në pak orë nga flakët e zjarrit.Kryetari i Bashkisë së Elbasanit garantoi qytetarët dhe artistët per rindertimin e tetarit “Skampa” pasi godina prej kater vjetesh eshte e siguruar.Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy te dyshuar si përgjegjës per zjarrit masiv që shkrumboi teatrin “Skampa “ te ketij qyteti nje dite me pare. Sipas zëdhënëses së Policisë, Valbona Begu, dy personat e ndaluar jane Ali dhe Gentian Meçe përkatësisht 55 dhe 36 vjeç.Sipas policisë ata janë personat përgjegjës për ngjarjen e nje dite me pare. Gjatë aksidentit ata kanë qenë duke punuar mbi tarracën e një hoteli privat që ka qenë ngjitur me teatrin. Ne pune e siper per te izoluar tarracen, ata nuk kane mundur te kontrollojne zjarrin e rene dhe situata ka dale jashte kontrollit.Elbasan, digjet teatri i Skampas

Digjet teatri Skampa i Elbasanit. Zjarri ka nisur në një hotel ngjitur dhe është përhapur në një perimetër të jashtëzakonshëm duke shkaktuar pjesën e brendshme të godinës.

Për të vënë nën kontroll flakët kanë mbërritur zjarrfikës nga Librazhdi e Peqini. Dyshohet që zjarri të ketë qenë aksidental.

Kryetari i bashkisë ka akuzuar zjarrfikësit për paaftësi në reagim.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi