Djegia e flamurit maqedonas në Kaçanik, Shkupi notë proteste Prishtinës
Sun 27 Nov 2011 - 1:33
Djegia e flamurit të Maqedonisë në ndeshjen futbollistike në Kaçanik është dënuar nga institucionet e Kosovës , federata e futbollit si dhe nga pushteti lokal në Kaçanik. Në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës thuhet se Policia e Kosovës është duke hetuar rastin dhe se do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për vënien para organeve të drejtësisë të personave të përfshirë në këtë akt jo civilizues. Edhe Federata e Futbolli të Kosovës, dënuar aktin. Siç raporton “Alsat” Maqedonia, “Federata e Futbolli të Kosovës është kundër çdo veprimi që shkakton trazira të ndryshme për akte politike” thuhet në reagim. Për djegien e flamurit, nga Ministria e Punëve të Jashtme thonë se kanë ftuar në bisedë ushtruesin e detyrës së ambasadorit të Kosovës në Maqedoni, Skender Durmishii cili siç thuhet në komunikatë ka dënuar aktin ndërsa ka theksuar se Kosova nuk do të lejoj që akte të tilla të kërcënojnë bashkëpunimin mes dy vendeve. Gjatë kësaj bisede, Ministria e jashtme e Maqedonisë ka dal me një propozim për zhvillimin e një ndeshje futbollistike mes përfaqësuesve të ministrive të jashtme të Kosovës dhe Maqedonisë që do të konfirmonte edhe njëherë marrëdhënieve të mira mes dy shteteve. Kjo është konfirmuar edhe nga ambasada e Kosovës duke theksuar se takimi është realizuar në vazhdën e takimeve të rregullta ku është diskutuar edhe për çështje tjera bashkëpunimi përfshinë edhe rastin e dy ditëve më parë në Kaçanik. Ndryshe Përfaqësuesit e tifozëve “Plisat” në Kaçanik, kanë thënë se djegia e flamurit maqedonas ka ardhur pasi që më 1 nëntor në Prilep të Maqedonisë, gjatë një ndeshjeje miqësore ndërmjet kombëtares së Maqedonisë dhe asaj të Shqipërisë, tifozët maqedonas kanë djegur flamurin kombëtar dhe kanë fyer rëndë shqiptarët.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi