Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gazeta greke Protothema: Shqipëria, notë proteste Shkupit Empty Gazeta greke Protothema: Shqipëria, notë proteste Shkupit

Sat 28 Jan 2012 - 21:22
Gazeta greke Protothema: Shqipëria, notë proteste Shkupit 50797TIRANE- Shqipëria pritet t'i nisë një notë-proteste Qeverisë së Maqedonisë për përmbajtjen e pamjeve të vendosura në harkun "Porta Maqedonia", elementë të së cilës i referohen "Maqedonisë së Madhe". Shqipëria ankohet se harku i vendosur kohët e fundit në qendër të Shkupit, përfshinë dhe një pjesë të Prespës së Vogël, e cila i përket Shqipërisë". Kështu shkruan gazeta greke "Protothema", e cila i referohet burimeve të saj në lidhje me këtë veprim që pritet të ndërmerret nga ana e Qeverisë Shqiptare. Në shkrimin me titull "Protesta dhe nga Tirana.

Të gjithë fqinjët kundër Gruevskit", "Protothema" shkruan se gjithashtu Qeveria Shqiptaret në notëprotestën që pritet t'i nisë Maqedonisë, do të përmendë dhe faktin e heqjes së gjuhës shqipe nga Aeroporti "Aleksandri i Madh" në Shkup. Më tej, në shkrimin e saj e përjavshmja greke nuk kursen sulmet ndaj Kryeministrit Gruevski, duke vënë në dukje se tashmë jo vetëm Greqia, por edhe Shqipëria është e pakënaqur me veprimet e tij.

"Përpjekjet e Gruevskit për të promovuar të ashtuquajturën Alexandrismo, duke vendosur statujën e Aleksandrit të Madh në Shkup, harqe për të përmendur fitoret që nuk ekzistojnë dhe një seri të politikave që shtrembërojnë realitetin shkakton reagime jo vetëm nga Greqia, por edhe nga Shqipëria", - shkruan 'Protothema'.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi