Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Kërkesa e parë për martesë homoseksualësh në Kaçanik Empty Kërkesa e parë për martesë homoseksualësh në Kaçanik

Sat 8 Feb 2014 - 15:27
Kërkesa e parë për martesë homoseksualësh në Kaçanik Kerkesa-1391805590
Një çift homosekualësh kanë trokitur në Zyrën e Ofiqarisë së Komunës së Kaçanikun me një kërkesë shumë të nevojshme për lidhjen e tyre; Kurorëzimin.

Një kosovar, i lindur në vitin 1988 dhe i dashuri i tij, shtetas i huaj i ditëlindjes 1956, kërkuan ta zyrtarizojnë lidhjen.

Por kërkesa e tyre shokoi Zyrën e Ofiqarisë së Kaçanikut; në radhë të parë për shkak se për rrethanat kosovare kjo kërkesë është e jashtëzakonshme dhe në radhë të dytë zyrtarët nuk kishin njohuri nëse mund ta bëjnë këtë ligjërisht.

Kushtetuta e Kosovës konsiderohet si një prej kushtetutave më moderne që trajton çështjen e orientimeve seksuale, por problemi për lidhje mes një çifti homoseksualësh është Ligji për Familjen.

Prandaj, zyrtarët e Komunës së Kaçanikut kanë dërguar pyetje në Ministrinë e Punëve të Brendshme nëse mund ta kurorëzojnë këtë çift.

“Neve na ka ardhur kjo kërkesë sot (e premte) dhe ajo po shqyrtohet”, ka thënë një zyrtar i MPB’së.

Ndërkohë, në Komunën e Kaçanikut nuk kanë mundur të japin hollësi për këtë rast.

Hajrush Dullovi , Zyrtar për Informim në Komunën e Kaçanikut, ka thënë për Express se deri më tani nuk e kanë këtë informacion - që dy meshkuj të kenë bërë kërkesë për kurorëzim në këtë komunë. Megjithatë, ai ka premtuar se informacione më të hollësishme mund të jap të hënën.

Ndërkohë, burime të Express në Komunën e Kaçanikut thonë se çifti, veçanërisht kosovari, ka qenë shumë insistues dhe i zhurmshëm në kërkesën për kurorëzim.

“Ai ka filluar të bërtas nëpër zyre, derisa është thirrur në të drejtën e tij që, sipas tij, ia jep Kushtetuta e Kosovës”, ka thënë një burim i gazetës.

Express do t’ju mbajë të informuar për këtë rast ditëve në vijim, meqenëse bëhet fjalë për kërkesën e parë për martesë të një çifti homoseksualësh në Kosovë.

Ndryshe, kjo kërkesë është e çuditshme edhe për faktin se është bërë në Kaçanik. Opinioni kosovar ka qenë i përgatitur që një kërkesë e tillë të bëhet në një qytet tjetër./express/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi