Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vlorë, zjarr pranë spitalit, nuk ka të lënduar Empty Vlorë, zjarr pranë spitalit, nuk ka të lënduar

Fri 5 Aug 2011 - 18:05
Flakë zjarri pranë spitalit neuro-psikiatrik në qytetin e Vlorës janë lokalizuar mëngjesin e sotëm. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.Kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për ndonjë person të plagosur, por vetëm për dëme materiale.Elbasan, digjet teatri i SkampasDigjet teatri Skampa i Elbasanit. Zjarri ka nisur në një hotel ngjitur dhe është përhapur në një perimetër të jashtëzakonshëm duke shkaktuar pjesën e brendshme të godinës.Për të vënë nën kontroll flakët kanë mbërritur zjarrfikës nga Librazhdi e Peqini. Dyshohet që zjarri të ketë qenë aksidental.Kryetari i bashkisë ka akuzuar zjarrfikësit për paaftësi në reagim.Elbasan, dy në pranga për djegien e teatritPolicia e qytetit të Elbasanit ka arrestuar dy persona, të dyshuar si përgjegjës për djegien e teatrit të Skampas, ditën e djeshme.Sipas burimeve, atë e bir punonin me një bombul gazi pranë godinës së teatrit, që dyshohet të ketë qenë edhe shkaku i zjarrit.

Burimet saktësojnë më tej se akuza e ngritur ndaj tyre është ajo e shkatërrimit të pronës publike.

Teatri i Skampas u dogj ditën e djeshme dhe bashkia e qytetit të Elbasanit fajësoi njësitë e zjarrfikësve për paaftësi në ndërhyrje dhe mungesë profesionalizmi.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi