Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Përgjaken rrugët e Durrësit  Empty Përgjaken rrugët e Durrësit

Sun 7 Aug 2011 - 17:35
Tre aksidente të rënda rrugore të ndodhura vetëm gjatë ditës së sotme kanë përgjakur rrugët e Durrësit. Për pasojë dy persona kanë gjetur vdekjen dhe katër të tjerë janë plagosur rëndë.Aksidenti më i rëndë u regjistrua në Spille kur një makinë përplasi një motor. Nga përplasja ka gjetur vdekjen 15 vjecari Florenc Xhihani, ndërsa drejtuesi i motorit është dërguar në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë.Në Golem një makinë me targa maqedonase, teksa ishte duke ecur mbrapsht përplas për vdekje në kalimtare, identiteti i së cilës nuk bëhet publik.Aksidenti i tretë ndodhi në vendin e quajtur “Mbikalimi i Serave” ku një automjet është përplasur me një triçikël. Për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe ndodhen në rrezik për jetën.Policia ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e plotë të aksidenteve. Për momentin nuk ka konfirmime për persona të arrestuar apo për të shoqëruar në komisariat.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi