Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Bum pasagjerësh në portin e Durrësit Empty Bum pasagjerësh në portin e Durrësit

Mon 15 Aug 2011 - 14:34
Bum pasagjeresh në portin e Durrësit. Sipas burimeve nga policia kufitare e portit të Durrësit të shtunën dhe të dielën janë shënuar shifrat më të larta të lëvizjes së pasagjerëve.Duke ju referuar shifrave rezulton se ditën e shtunë kanë hyrë dhe kanë dalë në portin e Durrësit rreth 9 mijë pasagjerë, 60% e tyre në hyrje dhe 40% në dalje. Aktualisht po vihet re tendenca e largimi nga territori shqiptar i një pjese të pasagjerëve të cilët hynë në territorin shqiptar gjatë muajve qershor apo korrik. Në fundjavë janë vënë në dispozicion 40 sportele për kontrollin e dokumentacionit të pasagjerëve,në një kohë që sipas burimeve policore është ndaluar një person i kërkuar nga policia shqiptare dhe interpoli, si dhe janë shoqëruar 3 shtetas shqiptarë nga Kosova të cilët tentonin të kalonin pikën kufitare të portit të Durrësit me pasaporta shqiptare të falsifikuara.Gjatë këtij sezoni turistik, gjatë kontrolleve që janë bërë në pikën kufitare të portit të Durrësit janë ndaluar 8 persona në kërkim nga policia shqiptare apo dhe nga interpoli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi