Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Embargo ndaj Serbisë, pak përfitime për Shqipërinë  Empty Embargo ndaj Serbisë, pak përfitime për Shqipërinë

Mon 8 Aug 2011 - 16:21
Shqipëria dhe Serbia eksportojnë mallra shumë të ndryshme drejt Kosovës dhe mundësia për të zëvendësuar një pjesë të eksporteve serbe me ato shqiptare është e vogël.Megjithatë, ka disa sektorë ku ekziston mundësia që industria shqiptare të përfitojë. Statistikat e tregtisë së jashtme të Kosovës, që publikohen nga Enti Statistikor i shtetit më të ri të Europës, tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e importeve nga Serbia do të duhet të zëvendësohen nga importe nga vende më të largëta, ndërsa Shqipëria ka shanse të rrisë pjesën e vet në tregun e tullave dhe çimentos në Kosovë.Ndërkohë, sipas gazetes "Shqip", embargoja që Prishtina i ka vendosur Beogradit rrezikon të shkaktojë kosto të larta për Kosovën nëse vijon deri në dimër. Kosova importoi 260 milionë euro mallra nga Serbia në vitin 2010, pa llogaritur këtu energjinë elektrike, e cila ndonëse nuk rezulton e importuar nga Serbia, kalon nëpër linjat serbe të transmetimit, të trashëguara nga koha e ish-Jugosllavisë. Kosova importoi 44 milionë euro energji elektrike gjatë vitit 2010. Në muajt e verës, dy termocentralet e vjetër të Kosovës janë në gjendje të prodhojnë mjaftueshëm sa për të mbuluar konsumin. Por gjatë muajve të dimrit, konsumi është shumë i lartë dhe importet janë të domosdoshme për të mos shkaktuar ndërprerje.

Kosova i shpalli embargo mallrave nga Serbia pak javë më parë, pasi kjo e fundit nuk i pranonte mallrat e Kosovës me vulat e autoritetit doganor përkatës, nën pretendimin se Kosova nuk ekziston si shtet.
Prishtina po përballet aktualisht me vështirësi të konsiderueshme në zbatimin e embargos në praktikë, për shkak të mungesës së kontrollit efikas të kufirit me Serbinë. Por tani që embargo është vendosur, pyetja është se çfarë do të ndodhë më pas e si do të zgjidhet kjo situatë me sa më pak kosto për Kosovën.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi