Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Gjermania nuk lëshon pe ndaj Serbisë Empty Gjermania nuk lëshon pe ndaj Serbisë

Mon 21 Nov 2011 - 15:52
21.11.2011 | 13:58
Berlin - “Nuk jemi të vetmit në BE me qëndrimin se Serbia duhet të përmbushë kriteret e nevojshme. Në qëndrimet tona na ndjek edhe Britania e Madhe dhe Holanda”, thonë zyrtarët e ministrisë së Jashtme gjermane.

Gjermania nuk do të lëshoj pe nëse Serbia nuk përmbush të gjitha kriteret për ta fituar statusin e kandidatit për BE. Siç mëson “Danas” nga burimet e saj në Berlin, për ta definuar qëndrimin gjerman përkitazi me këtë, Beogradi deri më 1 dhjetor duhet të ketë përparime thelbësore në dialogun me Prishtinën dhe të zbatojë marrëveshjet e arritura deri tash.

Në pyetjen se cilat janë gjasat që Serbia t’ia dal në dhjetor me kandidaturë, burimi i “Danas” nga Ministria e Jashtme gjermane thotë: “Kjo varet nga Serbia. Ta shohim se çka do të ndodhë më 21 nëntor. Pos që dialogu duhet të ripërtërihet, duhet që me këtë të arrihet përparimi i dukshëm. Natyrisht, këtu futen edhe zbatimet e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri tash. Këtë do ta vlerësoj në takimin e parë të dhjetorit Këshilli i Ministrave të punëve të Jashtme,, grupet punuese të të cilave po punojnë në Bruksel”, transmeton Koha.

Bundestagu gjerman, siç transmeton Telegrafi njoftimet, më 1 dhe 2 dhjetor në temë dite do ta ketë zgjerimin e BE-së. Në pyetjen se pse Gjermania është e “ashpër” ndaj kandidaturës së Serbisë, bashkëbiseduesi i “Danas” thotë se Berlini “nuk e konsideron Serbinë si pjesë të politikë së jashtme, por si çështje evropiane, për çka vlejnë kriteret dhe standardet”.

“Si mundet të trajtohet shteti që do të bëhet anëtar në BE, ndërsa disa interesa të saja nacionale i vë mbi prioritetet evropiane”, thotë burimi. “Kancelarja Merkel në Beograd ka dhënë porosi të qarta. Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar deri tash”.
Naki
Naki
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 177
<b>Hobi</b> Hobi : Peshkimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Republika e Kosoves
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 11/02/2010
http://www.nasergashi.com

Gjermania nuk lëshon pe ndaj Serbisë Empty Re: Gjermania nuk lëshon pe ndaj Serbisë

Mon 21 Nov 2011 - 16:10
Po normal Nasradini ka thene njehere kur me mashtron kurr hallall mos te qofte nese arrin te me mashtrosh dy here atehere te qoft hallall edhe e para
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi