Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Aktorja e Hollivudit, Eliza Dushku mori sot shtetësinë shqiptare Empty Aktorja e Hollivudit, Eliza Dushku mori sot shtetësinë shqiptare

Tue 9 Aug 2011 - 16:26
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot aktoren e mirënjohur shqiptare të Hollivudit, Eliza Dushku, e cila prej disa ditësh po zhvillon një vizitë në Shqipëri në përpjekje të promovimit të turizmit shqiptar. Të pranishëm në takim ishin, gjithashtu, fotografi me famë botërore, Fadil Berisha dhe aktori Blerim Destani.Gjatë bisedës së zhvilluar në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, Presidenti Topi vlerësoi lart veprimtarinë artistike të Eliza Dushkut si një ndër aktoret e reja të spikatura të kinematografisë botërore. Në këtë kontekst, Kryetari i Shtetit Shqiptar vuri në dukje se vizita e zonjës Dushku në Shqipëri është pjesë e atij mesazhi pozitiv që flet për Shqipërinë dhe shqiptarët si një popull vital, me tradita të hershme e kulturë të lashtë, me dëshirën dhe përkushtimin për të ecur përpara me vendosmëri e dinjitet. “Ju jeni tashmë imazhi i mirë shqiptarëve që punoni për Shqipërinë”, iu drejtua Presidenti Topi të pranishmëve në këtë takim.“Janë pikërisht këto arsye”, u shpreh Presidenti, “që me t’u informuar për kërkesën e zonjës Dushku për marrjen e shtetësisë shqiptare, në përmbushje të një detyrimi institucional, por në radhë të parë, të një frymëzimi personal, nënshkrova dekretin për dhënien e shtetësisë shqiptare Eliza Dushkut”.Në vijim, Presidenti i Republikës i dorëzoi dekretin presidencial aktores së mirënjohur shqiptare të Hollivudit, e cila nga ana e saj shprehu falënderim dhe mirënjohje për pritjen nga Presidenti Topi dhe në mënyrë të veçantë nënvizoi kënaqësinë e veçantë për këtë nderimin nga ana e Kryetarit të Shtetit Shqiptar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi