Zgjat gjuhën për të folur koreançe
Thu 11 Aug 2011 - 20:48
Rhiannon Brooksbank-Jones ëndërron që të punojë dhe jetojë në Korenë e Jugut pas përfundimit të universitetit, edhe pse nuk e ka vizituar kurrë vendin aziatik.
Por, në kohën që po merrte leksione për gjuhën, 19-vjeçarja britanike dalloi se disa tingujve të alfabetit korean e kishte të pamundur t’i jepte theksin e duhur.
Dentisti i saj sugjeroi se problemi ishte gjuha e saj paksa e shkurtër dhe pasi e diskutoi me prindërit, Rhiannon vendosi të bënte një operacion për zgjatjen e gjuhës edhe pse nuk kishte asnjë lloj problemi në të folurën e anglishtes.
Operacioni doli me sukses dhe tashmë ajo ka një gjuhë 1 centimetër më të gjatë dhe mund të shqiptojë fjalë koreane që më parë i kishte të pamundura.
“Unë kam dy vjet që studioj gjuhën koreane dhe kam nivel të mirë të foluri, por ishte e qartë që nuk i jepja dot theksin e duhur disa fjalëve. Doja që të flisja si një koreane e vërtetë, prandaj bëra operacionin”, shprehet 19-vjeçarja, e cila është fiksuar pas kulturës koreane nga emisionet televizive
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi