Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kosovarët e rinj me sfida dhe probleme  Empty Kosovarët e rinj me sfida dhe probleme

Fri 12 Aug 2011 - 19:05
Rinia kosovare ballafaqohet me probleme nga më të ndryshmet, thonë zyrtarë qeveritarë në Ditën Ndërkombëtare të të Rinjve.Genc Prelvukaj, këshilltar politik në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, thotë se shkalla e lartë e papunësisë është një ndër problemet me të cilat ballafaqohet kjo kategori e shoqërisë."Rinia ka shumë probleme - mjafton të jesh qytetar i Kosovës dhe të identifikosh një numër të problemeve si: papunësia, migrimi, e shumë të tjera... Nëse i përmend edhe shumë probleme të tjera, nuk kam thënë asgjë të re, sepse të gjithë e dimë se jemi një shoqëri e dalë nga një kohë e vështirë", thotë Prelvukaj.Sipas tij, për përmirësimin e gjendjes gjithmonë ka vështirësi, ndonëse ekziston vullneti për një gjë të tillë.Edhe Mensur Morina, kryetar i Këshillit Qendror për Veprim Rinor, thekson një varg problemesh te të rinjtë. Problem kyç, sipas tij, është mospërfaqësimi i rinisë kosovare në pozitat vendimmarrëse."Rinia të jetë më e zhurmshme dhe të ketë përfaqësimin e saj, të jetë e informuar për çdo aktivitet", apelon ai.Arbëresha Bytyqi, nga Prishtina, thotë se komunat e Kosovës duhet të angazhohen për të krijuar më tepër qendra rinore, në mënyrë që, siç thotë ajo, të kenë vend ku mund ta kalojnë kohën e lirë dhe, rrjedhimisht, t'iu shmangen dukurive negative.

Si problem të rinisë, Arbëresha e sheh edhe dhunën në shkolla, përdorimin e substancave narkotike nga të rinjtë, duhanin e alkoolin.

"Shpresoj se Komuna e Prishtinës do të ndërtojë një qendër rinore. Hapësira më e madhe e një qendre rinore do t'i ndihmojë rinisë të ketë aktivitete më shumë", shprehet ajo.

Bujar Mehmeti, anëtar i Këshillit Qendror për Veprim Rinor, konsideron se niveli i ulët i arsimit dhe shkalla e lartë e papunësisë janë sfidat kryesore të të rinjve. Këto sfida, sipas tij, tregojnë se të rinjtë kosovarë nuk kanë perspektivë.

"I dimë të gjithë vështirësitë e rinisë në Kosovë. Unë mendoj se arsimimi i rinisë nuk është në nivelin e duhur, pastaj papunësia e madhe... në mungesë të vendeve të punës, të rinjtë po marrin rrugët e këqija", thotë Mhemeti.

Sidoqoftë, Genc Prelvukaj, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, thotë se ky institucion po angazhohet vazhdimisht në identifikimin e problemeve te të rinjtë.

Ai thotë se ekziston vullneti i Ministrisë për përmirësimin e kushteve të tyre.

Ligji për fuqizimin e rinisë është miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Në Kosovë 70 për qind e popullatës vlerësohet të jetë më e re se 37 vjeç.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi