Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Imuniteti dhe dinjiteti Empty Imuniteti dhe dinjiteti

Sun 14 Aug 2011 - 13:00
Shkruan Bajrush Morina
Edhe fjala imunitet edhe fjala dinjitet janë të përfshira në Fjalorin e gjuhës shqipe. Që të dyja me prejardhje të huaj kanë kuptime të ndryshme. Një prej kuptimeve të fjalës imunitet është “... E drejtë që gëzon sipas kushtetutës një deputet ose një vendi, e drejtë që gëzon sipas kushtetutës një deputet ose një person tjetër i zgjedhur në detyrë të rëndësishme për të mos u arrestuar ose për të mos u ndjekur penalisht pa pëlqimin e organit kompetent...”. Ndërsa kuptimi i parë i fjalës dinjitet është “Tërësia e vlerave morale të njeriut a të një grupi njerëzish (nderi, krenaria etj) vetëdija që ka njeriu a një grup njerëzish për këto vlera e për të drejtat e veta në shoqëri dhe nderimi i tij për vetveten.
Kohëve të fundit me të madhe po flitet për imunitetin por jo edhe aq për dinjitetin. Krejt “muhabeti” po sillet e pështillet rreth imunitetit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Siç dihet me imunitet janë “të veshur” të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës ndërkaq me vetinë e dinjitetit, nuk besojmë se janë të “pajisur” të gjithë të zgjedhurit e popullit.
Po a duhet që të gjithë deputetët e imunitetshëm të jenë edhe të dinjitetshëm?
Sikur të ndodhte kjo atëherë nuk do të bëhej kaq shumë “zhurmë” mediale e politike për imunitetin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Sikur e gjithë klasa politike e institucionale e Kosovës e imunitetshme të ishte e dinjitetshme me veprimet e veta nuk do të kishim këtë gjendje që kemi sot me nivel të lartë të korrupsionit dhe me perspektivë jo të qartë evropiane.
Por një prej arsyeve pse jemi këtu ku jemi, është edhe “veshja” me petkun e imunitetit edhe e disave që në momente të caktuara nuk janë treguar të dinjitetshëm e që edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të tregohen pa dinjitet përballë shtetit dhe vendit.
Një politikan, një deputet, një pushtetar do të duhej të tregohej i dinjitetshëm jo vetëm duke përdor imunitetin e tij ndaj vetvetes por duke treguar dinjitet ndaj shoqërisë, ndaj vendit e ndaj shtetit. Pra nëse këtij zyrtari politik a shtetëror i kërkohet që të shfaq dinjitet ndaj shtetit atëherë pse duhet të “fshihet” prapa petkut të imunitetit?
Përderisa zyrtarët me imunitet kanë emër, janë një kategori e tyre që nuk kanë aspak dinjitet.
Që të jemi më të qartë, kur po flasim për imunitetin dhe dinjitetin më së paku po mendojmë në Fatmir Limajn edhe pse emri i tij më së shumti po “lakohet” në media. Limajt i është marrë imuniteti “me dhunë” nga Tribunali i Hagës dhe ai ka treguar dinjitetin e tij duke e mbrojtur veten dhe luftën përballë Tribunalit.
Imuniteti duhet t’u merret atyre që tash e sa vjet e sa muaj nuk kanë treguar aspak dinjitet as moral as politik as shtetëror. Ata janë deputetë të Kuvendit të Kosovës të cilët janë veshur me imunitet falë votës së popullit. Por tash kur prej tyre po kërkohet që të “shpërblejnë” imunitetin e fituar me dinjitet, ata po heshtin, po “fshihen” nën petkun e imunitetit.
Për këta deputetë me imunitet e pa dinjitet nuk ka rëndësi çka thonë Uashingtoni e Brukseli?
Për këta deputetë me imunitet e pa dinjitet nuk ka rëndësi si do të jetë raporti i progresit për Kosovën më 12 tetor.
Për këta deputetë me imunitet e pa dinjitet më shumë se sa shteti vlen pushteti. Prandaj mungesën e dinjitetit të tyre e mbrojnë me imunitet.
Por një gjë tashmë dihet. Dinjiteti nuk mund të fitohet me imunitet. E imuniteti është i përkohshëm. Një ditë kur do të përfundojë imuniteti, të tillët do të mbesin “me gishta në gojë” pa imunitet dhe pa dinjitet!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi