Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Etika e dinjitetit dhe dinjiteti i një gjykatësi të përdorur Empty Etika e dinjitetit dhe dinjiteti i një gjykatësi të përdorur

Sat 17 Mar 2012 - 3:48
Etika e dinjitetit dhe dinjiteti i një gjykatësi të përdorur Noa-opinion8Nga Spartak Braho

Shumë kohë pas një vendimi të dhënë nga kolegji penal i Gjykatës së Lartë për çështjen e stisur të një video montazhi, që angazhoi jo vetëm politikën, por edhe organet më të larta të drejtësisë, njëri nga anëtarët e trupit gjykues ka filluar të japë intervista në media, pasi ka votuar me vullnetin e tij të lirë në favor të pafajësisë së zotit I.. Meta.

Ky paskoment i vendimit të Gjykatës së Lartë më detyron të bëj këtë replikë me këtë protagonist të trupit gjykues, jashtë etikës sime profesionale dhe, meqenëse çështja në fjalë prek edhe një princip ligjor, dua t’i rikujtoj këtij protagonisti aksiomën e drejtësisë të mësuar në vitin e parë të fakultetit, “kur flet Gjykata (në rastin konkret ajo Supreme) të tjerët duhet të heshtin.” Përgjithësisht, këto replika bëhen në sallën ku gjykohet çështja, e jo në kafenetë e Tiranës, duke “lëpirë akullore”. Nëse zoti gjykatës do të kishte shprehur mendimet e tij siç i takon një anëtari të Gjykatës së Lartë, dhe jo vetëm atij, por çdo punonjësi të sistemit të drejtësisë, edhe unë nuk do të isha i detyruar t’i përgjigjem në media, por në sallën e gjyqit, aty ku mendimet dhe vendimet debatohen, kundërshtohen ose pranohen sipas procedurave dhe etikës gjyqësore, gjë e cila, për hir të së vërtetës, u zhvillua normalisht. Por prononcimi i papritur i tij tregoi se “stomaku” nuk ishte zbrazur plotësisht nga vreri.

Por në këtë prononcim “filozofik” në media zoti Gjykatës, e kam fjalën për anëtarin e Gjykatës së Lartë z. Ardian Dvorani, shprehet: “Sistemi ynë i drejtësisë është i mbushur me baltë dhe imagjinoni një njeri që futet aty, sado i pastër që të jetë, do të bëhet pis”. U surprizova nga kjo thënie e tij, që baltos të gjithë sistemin e drejtësisë shqiptare dhe kjo bëhet më e rëndë pasi në një mënyrë apo tjetër baltos e fyen direkt e me ndërgjegje tërë kolegët e tij. Mundet që zoti Dvorani vuan në subkoshiencën e tij “të bërit pis”. Ndoshta mundet t’i ketë ndodhur atij, ashtu siç thotë populli, që të ketë gëlltitur dikur një lugë çorbë të prishur dhe e vjell pastaj tërë jetën. Kjo lugë çorbë mund të jetë gatuar edhe me karota politike, kur ai u rreshtua në tryezat partiake, që janë të papranueshme për një pjesëtar të një pushteti të pavarur nga politika, jashtë etikës dhe betimit kushtetues të detyrës së një gjykatësi.

Kjo lugë e kësaj çorbe që mundohet të vjellë në media ky gjykatës mund të ketë të bëjë edhe me zvarritjet e këtij procesi që duhej të ishte mbyllur me kohë dhe jo të zgjatej pafundësisht, siç ka vërejtur me të drejtë i nderuari ambasador, z. Arvizu, në rastin konkret. Kjo lugë çorbe e prishur mund të hahet edhe në Nicë apo Monte Karlo, në ndonjë “seminar” familjar, ndërkohë kur në sallën e Gjykatës së Lartë “të bërit pis” prisnin të zhvillonin seancën e radhës të gjykimit të një çështjeje sa politike aq edhe të ndjeshme për opinionin publik. Bën vaki që kjo lugë çorbë mund të jetë gëlltitur së bashku me ndonjë vendim tjetër për çështje pronësie, ashtu sikundërse mund të ketë ndodhur dhe nga frika e ndonjë filmimi, kur bëtë betimin se vetëm pafajësi nuk jap. Megjithëse në fund të procesit të pestë votuat për pafajësi.

Në vazhdim të prononcimit të tij z. Dvorani thotë: “Nëse ai proces do të kishte vazhduar, do të kishit parë një vazhdimësi ndryshe. Nuk ka rëndësi fajtor apo jo, por me siguri do të ishte më dinjitoz”. Si mund t’i besosh këtij gjykatësi me “deklarata” të tilla, kur vetë ai e kishte në dorë vendimin “dinjitoz”, siç shprehet. Kam të drejtë morale, qytetare edhe profesionale ta pyes gjykatësin, që pasgjykon vendimin unanim të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë: Përse ju nuk dhatë qëndrimin tuaj kundër me atë të dhënë nga kolegët e tu, kur ju vetë e drejtuat këtë proces? Dhe më e rëndësishmja është se kush ju shtrëngoi që të shfaqni një mendim tjetër e të kundërt me firmën që keni dhënë në vendimin tani publik?

Tjetër, kush ju ka penguar të ishit “dinjitoz” në vazhdimësinë e gjithë procesit? Më e rëndësishmja, kush ju shtrëngon tani që të jepni një mendim tjetër të ratifikuar publikisht? Luga e çorbës? Ajo po bën çorbë një anëtar të Gjykatës së Lartë në deklarimet aprofesionale në media. Cedimi juaj profesional në këtë çështje është i qartë edhe me “mendimin tuaj paralel”, një risi e çuditshme dhe e pa aplikuar në sistemin e drejtësisë shqiptare deri më sot. Sërish më lind e drejta t’ju pyes: Kjo “risi” e mendimit paralel, a ka vallë të bëjë me “angazhimin” e marrë më parë kur nisi procesi, ndoshta në çastin e hedhjes së shortit të këtij procesi për t’u gjykuar? Ndoshta ai angazhim duhej të mbahej në njëfarë mënyre, qoftë edhe me këtë paralelen e famshme. Por vendimi juaj paralel kaloi në hije, dhe errësoi vetëm dinjitetin tuaj prej juristi, se drejtësia flet me vendime e jo me mendime paralele. Ndaj duhej të thirrej në faqe të medias sërish komsomolasi i devotshëm, se detyra e marrë dikur nuk u përmbush me suksesin e dëshiruar në përfundim të procesit gjyqësor.

Pas një shqyrtimi gjyqësor të bërë në sytë e medias dhe opinionit publik, me një transparencë të plotë e shumë profesionale, bazuar në ekspertizat shkencore të një niveli shumë të lartë, nuk kishte më shans që një gjykatës me dinjitet e sedër profesionale të mos jepte pafajësi.

Ky proces, i pari në llojin e tij, kur një politikan i një nivelit të lartë, në detyrën e zv.kryeministrit nuk iu shmang hetimit dhe gjykimit në themel të akuzës që iu ngrit, por dha dorëheqje të menjëhershme dhe i kërkoi Parlamentit shqiptar lënien e imunitetit për t’u paraqitur para Gjykatës si një qytetar i zakonshëm në një proces normal e të pakushtëzuar nga detyra, duhej të bëhej pis.

Unë e di, dhe jo vetëm unë, se sistemi i drejtësisë në vendin tonë ka probleme, por nuk mendoj si ju z. Dvorani, që të gjithë gjyqtarët janë të bërë pis, vetëm se nuk përdoren si marioneta politike e t’i shërbejnë një politike të caktuar. Përdorja politike e juaja, por edhe qëndrimet publike në media si në rastin tuaj të fundit, vënë në dyshim statusin e anëtarit të Gjykatës së Lartë. Dhe kur vihet në dyshim, statusi, qëndrimi e dinjiteti i një gjykatësi të nivelit të lartë, më shkon mendja tek ajo shprehja që thonë filozofët e shkencës së drejtësisë në lidhje me dinjitetin e gjyqtarit: Më i rrezikshëm është një gjyqtar i korruptuar, (alias i përdorur) sesa një kriminel i lirë.

Pavarësisht nga pozicionimi juaj, si koleg ia vlen t’ju jap një këshillë, që t’i lini mënjanë filozofimet me të cilat na çudite disa ditë më parë, për të ashtuquajturat alternativa më të mira politike. Dvoran, je aty në Gjykatën e Lartë vetëm për të zbatuar drejt e me dinjitet ligjin. Pa u përdorur.

"Mapo"
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi