Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Morali, etika dhe ndërgjegja Empty Morali, etika dhe ndërgjegja

Wed 2 Jan 2013 - 18:00
Sot duket se këto rregulla, sjellje, parime e ndjenja dhe këto veti pozitive të njeriut as që duken në horizont, as që janë prezente në jetën tone. Sikur të ketë rënë një breshër dhe t'i ketë zhdukur nga faqja e dheut këto veti pozitive njerëzore. Pra sot as që mund të flitet për moral apo rregulla a parime apo norma njerëzore.

Morali

Morali është një rregull, parim ose normë e sjelljes, e paravendosur nga një shoqëri, bashkësi, dhe e pranuar nga një njeri për mënyrën e tij të sjelljes dhe e zbatueshme nga të gjithë njerëzit e arsyeshëm; ose mësim i vlefshëm në mirësjellje, etikë ose domethënie praktike e shprehur apo e nënkuptuar në një histori, fabul, ose ngjarje.
Pra, morali është tërësia e parimeve, e normave edhe e rregullave që janë krijuar historikisht në kushte të caktuara ekonomiko-shoqërore dhe që përcaktojnë sjelljen e veprimtarinë e njerëzve në shoqëri, vetë sjellja e njeriut sipas këtyre parimeve, normave e rregullave. Sjellje që lidhet me nderin, sjellje e ndershme, tërësi e forcave të brendshme që e shtyjnë njeriun të veprojë, të qëndrojë a të plotësojë një detyrë, gjendja shpirtërore e dikujt.
Morali ka edhe kuptime të tjera:
-Çështje a shqetësim me gjykimin e veprimit dhe karakterit të mirë apo të keq të njeriut: mëdyshje morale; shqyrtim moral,
-Mësim ose shfaqje e mirësisë ose përpikërisë së karakterit dhe sjelljes: mësim morali,
-Në përputhje me standardet e asaj çka është e drejtë ose e mirë në sjellje: virtyti, jeta morale,
-Ngritja nga ndërgjegjja ose kuptimi i së drejtës dhe gabuarës: detyrim moral,
-Pasojat e qarta shpirtërore sesa trupore: përkrahje morale,
-Bazimi në mundësi të fuqishme ose bindje të fortë, sesa në dukshmërinë e së vërtetës: siguri morale.
"Përpjekja më e rëndësishme njerëzore është orvatja për moralitet në veprimet tona. Baraspesha jonë e brendshme dhe madje bash qenësia jonë mvaret nga kjo. Vetëm morali në veprimet tona mund t´i japë bukuri dhe dinjitet jetës". (Albert Ajnshtajn)
"Shkëlqimi i moralit ndodh si pasojë e vesit. Ne bëhemi të drejtë duke bërë vepra të drejta, të përmbajtur duke bërë vepra të matura, trima duke bërë vepra guximtare". (Aristoteli)
Por e zezëdita se sot duket se këto rregulla, sjellje, parime e ndjenja dhe këto veti pozitive të njeriut as që duken në horizont, as që janë prezente në jetën tone. Sikur të ketë rënë një breshër dhe t'i ketë zhdukur nga faqja e dheut këto veti pozitive njerëzore. Pra sot as që mund të flitet për moral apo rregulla a parime apo norma njerëzore.

Etika

Etika është shkenca që studion moralin, parimet, normat dhe rregullat e sjelljes së njerëzve në shoqëri. Morali i një shoqërie, i një klase apo edhe i një grupi shoqëror.
Etika në filozofi është studimi dhe vlerësimi i sjelljes njerëzore në dritën e parimeve morale. Parimet morale mund të shikohen si standardi i sjelljes që njerëzit kanë ndërtuar për veten e tyre ose si lëndë e shtrëngimeve dhe detyrimeve që një shoqëri e caktuar kërkon nga pjesëtarët e saj. Ajo merret me çështjet se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe, si mundemi ne të bëjmë dallimet mes tyre, a është e mira dhe e keqja e njëjtë për të gjithë; si mundemi të bëjmë vendime të forta që mund të ndihmojnë apo pezmatojnë të tjerët? Emërtimi përdoret edhe për çdo sistem ose teori të vlerave morale ose parimore. Tradicionalisht etika ndahet në etikë normative dhe etikë e zbatuar.
”Asgjë që është e gabuar moralisht mund të jetë politikisht e drejtë". (William E. Gladstone)
"Ata që kultivojnë rrëmujë morale për përfitim duhet të kuptojnë këtë: ne do t´i përmendim emrat e tyre dhe do t'i korisim ata siç e lypin të koriten". (Bob Dole)
Por fatkeqësisht edhe kjo shkencë sot është hequr nga përdorimi dhe nuk gjen zbatim në jetën e përditshme përderisa edhe morali ka renë dhe nuk behët fjalë për norma amorale apo rregulla morale, pra edhe kjo shkencë ka renë në gjumë, sepse nuk kam e çka të merret.

Ndërgjegjja

Ndërgjegjja është forma më e lartë e pasqyrimit të realitetit objektiv si veçori e veprimtarisë së trurit të njeriut dhe si funksion i tij.
Sipas psikologjisë tradicionale, është një funksion i aftësisë njerëzore për të përvetësuar diturinë. Ndërgjegjja është dhuntia e vetëgjykimit, ndjenjës së pendimit dhe e keqardhjes kur ne bëjmë gjëra që janë kundër normave tona morale. Ndjenja të tilla nuk arrihen nga mendja, megjithëse ato mund të shkaktojnë që ne të "shqyrtojmë ndërgjegjen tonë" dhe t´i rishikojmë këto norma morale, ose ndoshta të arrijmë të shmangim përsëritjet e sjelljeve të tilla. Shumë njerëz mendojnë që ndërgjegjja është një shkallë e veçantë e vetëdijes njerëzore, që na shtyn, madje na detyron, nga shkaqe etike dhe morale të kryejmë ose jo veprime të caktuara.
Vendimet që marrim mund të na duken si të pashmangshme ose të vetëdijshme, pra në dijeninë e pritshme dhe të mendueshme të pasojave. Shkencëtaret e sotëm të fushës së etologjisë dhe psikologjisë zhvilluese kërkojnë t´a shpjegojnë ndërgjegjen si një funksion të trurit njerëzor që u zhvillua të aftësojë altruizmin e dyanshëm brenda shoqërisë. Si e tillë mund të jetë vetështytëse ose e mësuar. Pra aftësia për të kuptuar vendin dhe detyrën në jetën shoqërore, kuptimi i qartë i vetive kryesore e dalluese që përcaktojnë qëndrimin dhe sjelljen e njeriut në jetën shoqërore, vetëdije, ndjenjë vetjake e përgjegjësisë morale për sjelljen e veprimet përpara shoqërisë, qëndrimi i drejtë në punë e në jetë, që niset nga kjo ndjenjë. Materia është parësore ndërsa ndërgjegjja është dytësore.
Por si duke edhe kjo sot ka humbur nga horizonti, jo vetëm tani por ka filluar që ka kohë.
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Morali, etika dhe ndërgjegja Empty Re: Morali, etika dhe ndërgjegja

Tue 5 Mar 2013 - 20:38
C'eshte morali?!
Morali eshte virtyti me i larte i njeriut me dinjitet.

Ne aspektin shoqeror, sa eshte zvogeluar apo rritur koeficienti i moralit tek shqiptaret sot??!!
Cilat jane shkaqet e verteta te degradimit te tij dhe pse?

Cfare zgjdhje do te sugjeronit per riperteritjen e tij?

Mundohuni te perdorni shembuj konkret.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi