Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Rëndohet gjendja shëndetësore e minatorëve grevistë Empty Rëndohet gjendja shëndetësore e minatorëve grevistë

Mon 15 Aug 2011 - 14:44
Greva e minatorëve të Bulqizës hyn sot në ditën e 22-të. Gjendja për shumë prej tyre është tejet e rënduar, ndaj 10 prej tyre anë lënë grevën e urisë dhe kanë dalë në sipërfaqe, por janë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.Ndërkaq janë 10 minatorë të tjerë që i janë bashkuar shokëve të tyre duke hyrë në grevë urie.Ndërkohë që nuk është arritur asnjë marrëveshje mes tyre e kompanisë austriake ACR.
Mjeku dhe një psikolog kanë biseduar me ta, duke i bindur që lënia e grevës ka qenë rruga më e mirë. Por 4 prej grevistëve nuk kanë dëgjuar të dalin nga galeria e minierës, duke vazhduar kështu grevë në 1400 metra thellësi, grevë e cila shënoi sot ditën e 22-të.
Minatorët që lanë grevën kanë paraqitur probleme të theksuara shëndetësore veçanërisht probleme me shikimin.Po sot është parashikuar që banorët e Bulqizës dhe familjarët e grevistëve të dalin në protesta dhe të bllokojnë sërish rrugën nacionale në vendin e quajtur Qafa e Bullit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi