Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

BSSH e quan të pakuptimtë grevën e minatorëve të Bulqizës Empty BSSH e quan të pakuptimtë grevën e minatorëve të Bulqizës

Fri 19 Aug 2011 - 16:28
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura (BSSH) u dërgon thirrje minatorëve që të ndërpresin grevën, pasi ajo po bëhet vetëm për interesa politike të sindikatës, që i përfaqëson.Sipas kreut të këtij Bashkimi, Gëzim Kalaja, minatorët duhet të pranojnë kushtet e e ofruara dhe t’i kthehen punës.Bashkimi i Sindikatave Shqiptare deklaron se greva e minatorëve është epakuptimtë dhe se po bëhet vetëm për interesa meskine dhe politike të sindikatës, që i përfaqëson.Sipas kreut të Bashkimit të Sindikatave, Gëzim Kalaja, minatorët duhet të dalin nga greva dhe të pranojnë marrëveshjen e ofruar nga kompania ACR.Kalaja tha se vetë Bashkimi i Sindikatave të Pavarura është e gatshme të ndihmojë minatorët, për të arritur në një marrëveshje të duhur mes palëve.Një ditë më parë, Gjykata e Bulqizës pranoi kërkesën e ministrisë së Ekonomisë për të nxjerrë nga greva minatorët.Menjëherë pas kësaj, kompania ACR ofroi marrëveshje në formë drafti, ku plotësonte kushtet e minatorëve grevistë si: rritja e pagës 20 për qind, përmirësimi i kushteve të punës.
Deri tani, nuk është rënë dakord për të nënshkruar këtë marrëveshje.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi