Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Për një javë gati 300 mijë persona kalojnë kufirin Empty Për një javë gati 300 mijë persona kalojnë kufirin

Mon 15 Aug 2011 - 15:59
Stina e verës dhe koha e pushimeve e kanë rritur tejmase numrin e personave që po evidentohen në hyrje dhe dalje të pikave kufitare të vendit. Zyrtarët nga Policia e Kosovës konfirmuan për Kosovapress se vetëm gjatë javës së fundit nëpër kufijtë e Kosovës janë regjistruar gati 300 mijë persona.Policia e Kosovës qysh me fillimin e verës e ka shtuar numrin e patrullimeve nëpër rrugë pasi që është rritur shumë edhe numri i pjesëmarrësve në trafik. Sipas të dhënave policore, ka një rritje tepër të madhe të hyrje daljeve nëpër të gjitha pikat kufitare, sidomos në ato me Shqipërinë.Zëdhënësja e policisë, Sabrije Kamberi tha për Kosovapress se ende ka fluks të madh qytetarësh që vijnë në Kosovë dhe atyre që dalin për pushime jashtë vendit. Ajo tha se kalimet më të mëdha janë në pikën kufitare të Vërmicës.“Gjatë kësaj jave që po e lëmë pas numri i regjistruar i automjeteve dhe këmbësorëve të cilët kanë kaluar të gjitha pikë kalimet kufitare në territorin e Republikës së Kosovës është i madh. Janë 76 mijë e 731 automjete që kanë kaluar në të gjitha pikë kalimet kufitare, ndërkohë 298 mijë e 432 këmbësorë kemi pasur që kanë kaluar nëpërmes të këtyre pikave kufitare të Kosovës. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit që po e lëmë pas kemi pasur 13 mijë e 219 automjete të cilat kanë hyrë dhe kanë dalë nëpër këto pikë kalime kufitare, kurse kemi pasur 58 mijë e 609 persona, ka thënë ajo.
Kamberi beri të ditur se në pikëkalimet kufitare edhe më tutje është duke u zbatuar marrëveshja e mirëkuptimit e nënshkruar qysh më parë në mes të Policisë së Kosovës dhe asaj së Shqipërisë.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar, gjatë 3 muajve të sezonit turistik veror kontrolli i hyrje-daljeve në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri ushtrohet vetëm në njërën nga pikat doganore, duke përfshirë këtu edhe patrullimin e përbashkët të të dy policive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ndërkaq këtyre ditëve Policia e Kosovës ka ndërmarrë edhe hapat që ndihmojnë në parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor, e sidomos atyre me pasoja fatale. Ditëve të fundit kanë ndodhur disa aksidente me fatalitet
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi