Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vrasja te Kthesa e Kamzës, për motive të dobëta  Empty Vrasja te Kthesa e Kamzës, për motive të dobëta

Thu 18 Aug 2011 - 15:39
Policia e Tiranës deklaron se vrasja e 31-vjeçarit Paulin Marku në vendin e quajtur Kthesa e Kamzës dy net më parë ka ndodhur për motive të dobëta.Policia, nepermjet zedheneses, konfirmoi arrestimin e autorit te dyshuar per vrasjen Astrit Vladi.Nga te dhenat e merparshme viktima nuk rezulton të jetë i skeduar për precedente penale si në Shqipëri ashtu edhe jashtë vendit. Ekspertet e kriminalistikes thane se Paulin Marku, bashkepronar i nje mobilerie ne Tirane eshte qelluar ne ecje e siper nga nje makine qe mendohet te kete qene tip benz me targa te Tiranes, ndersa viktima po qarkullonte me motorin e tij.Aksidentet e vrasjet, bilanc lufteVrasja te Kthesa e Kamzes e con në 13 numrin e personave që kanë humbur jetën nga vrasjet dhe aksidentet ditet e fundit. Një person u godit për vdekje rreth orës 22.00 të së mërkurës nga një automjet në hyrje të autostradës Tiranë - Durrës në km e parë.Ende nuk është bërë i mundur identifikimi i viktimës, por ai është i moshes diku te rreth 60-65 vjec.Personi që goditi kalimtarin u largua me makinë nga vendi i ngjarjes duke e lënë pa asnjë ndihmë të aksidentuarin.Më parë te kanionet e Skraparit skuadrat e ndihmës dhe policia nxorri nga kanionet trupat e gjashtë të rinjve që humbën jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e djeshme.Mjeti tyre doli nga rruga duke përfunduar në një greminë rreth 2.5 kilometra larg Çorovodës.

Në një tjetër aksident në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë humbi jetën në një aksident një 26 vjecar, ndërsa 4 persona u plagosën rëndë për shkak të përplasjes se dy mjeteve në segmentin Peshkopi-Muhurr në rrethin e Dibrës.

Shkak i aksidentit ishte shpejtësia e lëvizjes, por më shumë tymi krijuar nga djegia e zonës përrreth.

Në një tjetër ngjarje, një 39 vjecar u vra nga djali i vëllait të tij, 25 vjecar. Ngjarja e rëndë ndodhi në Fan të Mirditës, kur Agostin Tuci u qëllua me armë zjarri nga nipi i tij Fatmiri.

Vëllai i viktimës dhe babai i autorit të ngjarjes, Lek Tuci, 60 vjec, duke tentuar të ndihmonte të birin, u kap nga forcat e rendit dhe më pas tregoi edhe vendndodhjen e të birit, i cili fshihej poshtë një ure së bashku me armën e krimit.

Autoritetet mendojnë se vrasja ka ndodhur për konflikte pronësie.

Ndërkaq tre vetëvrasje u regjistruan në të gjithë vendin, një në Shkodër ku u gjet e vetëvarur një 19 vjecare në fshatin Gimaj, një tjetër rast vetëvrasjeje u regjistrua në Librazhd ku u gjet i varur një 53 vjecar si dhe rasti tjeter i një burri 54 vjec që u gjet në një shtyllë të tensionit të lartë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi