Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjirokastër, operacion antikanabis, dy në pranga  Empty Gjirokastër, operacion antikanabis, dy në pranga

Fri 19 Aug 2011 - 16:20
Vijojnë në Gjirokastër operacionet antikanabis duke asgjësuar rreth 100 rrënjë të bimës narkotike, si dhe duke cuar në prangosjen e dy personave.Në operacionin e koduar "Maskimi në Kaparjel të Picarit", policia pezulloi nga detyra edhe inspektorin e zonës Picar më iniciale S.D, për neglizhencë dhe moskryerje të detyrës.Dy ditë më parë policia e Gjirokastrës kreu një tjetëroperacion të koduar "Perëndimi i Hënës", duke shkaterruar 3 parcela te mbjella me hashash ne nje lagje periferike te Lazaratit.Jane gjithsej 1785 rrenje hashashi te shkaterruara, numri me i madh i regjistruar nga policia ne kete sezon. Nderkohe jane shpallur ne kerkim edhe tre persona banues ne Lazarat te akuzuar per kultivim te lendeve narkotike.Operacioni i dy ditëve më parë zgjati rreth 4 orë, ku rreth 30 forca policie kanë bërë të mundur që të shkatërrojnë dhe asgjësojnë 3 parcela të kultivuara me kanabis sativa nga tre banorë të fshatit Lazarat.Në të tria parcelat u konstatuan 1685 rrënjë kanabis sativa, me një gjatësi nga 120 deri 140 centimetra të larta. Një sasi e bimëve narkotike u mor në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjesua me djegie.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi