Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Greqia financim dy shkollave greke  Empty Greqia financim dy shkollave greke

Sat 20 Aug 2011 - 15:22
Qeveria greke ka dhene garancine se eshte siguruar financimi ekonomik per funksionimin e dy shkollave greke në Korce dhe ne Himare, nëpërmjet një deklarate të ministrit të Jashtëm grek Stavros Lambrinisdhis.“Megjithese po kalojme nje periudhe te veshtire ekonomike –thekson deklarata e shefit te diplomacise greke- Ministria e Jashtme ka bere perpjekje per te mbuluar shpenzimet ekonomike te funksionimit te ketyre dy shkollave ne bashkepunim me Ministrine e Arsimit".Ne te njejten deklarate, Athina zyrtare kritikon qeverine shqiptare per qendrimin e saj duke theksuar, se është tashme e ditur se politika qe aplikojne autoritetet shqiptare per "zonat minoritare" shkakton pamundësinë e ushtrimit te se drejtes se mesimdhenies te pakicave të tjera jashte ketyre zonave, ne të cilat Shqipëria në mënyrë arbitrare ka kufizuar njohjen e ekzistencës së diasporës greke duke shkelur detyrimet e saj ndërkombëtare.Ne perfundim ministri i Jashtem grek thekson se ka nje rendesi te vecante iniciativa per funksionimin e shkolles “Omiros” ne Korce dhe shkolles greke ne Himare, ekzistencen dhe punen e te cilave Ministria e Jashtme nepermjet organeve greke ne Shqiperi, e mbeshtet me cdo mjet.Pas publikimeve te fundit ne mediat vendase qe benin me dije se keto shkolla rrezikoheshin te mbylleshin per arsye ekonomike, qeveria e Papandreu eshte kritikuar ashper nga deputete te partise konservatore Demokracia e Re, per politiken e saj ne diskutimet e seancave parlamentare.Madje nje prej deputeteve te kesaj partie ka deklaruar se “eshte pozitiv fakti qe do te funksionojne keto shkolla ne ato zona qe qysh prej kohes se Enver Hoxhes nuk njihen si zona minoritare,por qe prej lashtesise, jane djep i helenizmit”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi