Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nostradamusi dhe parashikimet e tij per Shqiperine e Kosoven..!   Empty Nostradamusi dhe parashikimet e tij per Shqiperine e Kosoven..!

Sun 21 Aug 2011 - 13:57
Ta lexosh Nostradamin ne origjinalin e frengjishtes mesjetare eshte shume e veshtire, aq me teper, qe ne poezite e tij ka shume arkaizma, latinizma, greqizma, madje dhe arabizma.

Nostradamusi ka ditur shumë mirë edhe në shekullin XVI se kush janë shqiptarët dhe ku është Kosova!
Ai ka patur edhe punë të tjera më të mençura, por kurrsesi nuk ka mundur t’i tejkalojë ngjarjet e Kosovës,të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e gjithmbarshme botërore, si një vazhdimësi e bujshme e saj.
Shqiptarët, pra, dhe ardhmëria e historisë së tyre nuk kanë mundur të anashkalohen as nga vetë Nostradamusi. Për ta pasuruar më bindshëm këtë konstatim, do ta prezentoj edhe një strofë të qarët parathënës për shqiptarët.

Teper misterioze jane emrat e qyteteve dhe te vendeve qe ai shenon.

Megjithate une do te citoj disa katrena, ku konkretisht permendet emri i shqiptareve. Ne Centurionin e IV pikerisht ne strofen e 98 thuhet:

( Shqiptaret ne Rome me klithma do te arrijne

Duke kapur Langresin ne fyt,

Prijesi nuk do t'i fale askujt

Gjakun, urine, thatesiren dhe shkaterrimet ).

Studiuesit qe jane marre me kete strofe kane percaktuar se Langresi eshte nje qytet ne Lindje te Frances dhe shtrihet ne brigjet e lumit Marmo.

Ne kete strofe pasqyrohet shtegtimi i shqiptareve nga atdheu i tyre ne Rome deri ne brigjet e Monakos. Pse shqiptaret arrijne ne Rome duke klithur?

C'tregon kjo gjendje e ekzaltuar? Mos pasqyron valle kjo gje ardhjen e shqiptareve si stratiote pas pushtimit te Shqiperise nga turqit?

Dihet se pushtimi i Shkodres u pasqyrua ne librin (Rrethi i Shkodres( qe u botua me 1504 ne Venedik. Ne vitet 1508-1510 u botua ne Rome libri epokal i kryehumanistit shqiptar Marin Barleti, kushtuar bemave te Gjergj Kastriot Skenderbeut.

Ky liber beri nje buje kolosale dhe ka shume mundesi qe vete Nostradami ta kete lexuar kete liber, qe u botua dhe ne frengjisht nga Lavardini, qe i bashkengjiti ketij perekthimi ne frengjisht edhe sonetin e famshem te Pierr Ronsardit.

Shqiptaret stratiote kane depertuar edhe ne France, por nuk dihet pse Nostradami permend qytetin e Langresit ne brigjet e lumit Marma. Nuk kuptohet mire pse prijesi, i qyteti Langres nuk duhet t'i fale askujt gjemat katastrofike te depertimit te shqiptareve.

Me shume se profeci kjo strofe e Nostradamit duket ne fakt si nje regjistrim i nje fakti historik per te cilin ndoshta mund te gjenden dokumente.

Dihet se jane botuar disa libra historike per prezenceqn e shqiptareve ne France nga shek.XVI deri ne epoken e Napoleon Bonapartit.

Nje specialist i njohur i Nostradamit, studjuesi francez Jean Charles Pikon ndalet ne keto 4 vargje, ku permenden shqiptaret dhe i infektuar nga virusi i profecive e komenton mesazhin poetik si gjoja nje mundesi te se ardhmes, ku shqiptaret do te jene aleate te ndonbje fuqie te madhe pushtuese ose te nje perandorie ushtarake.

Une mund vetem te nenqesh ne heshtje per kete hamendje surealiste. Ne centurionin e V, katrena 91 thote:

( Ne sheshin qe eshte parajse per cdo grabitqar

Ku kemba e cdo trimi nuk shkel dot,

Do te sulmojne befas me kaloresi te lehte

Shqiptaret, Marsi, Luani, Saturni dhe Ujori ).

Studiuesi Pikon e quan kete strofe si deshmi te vargjeve jashtekronologjike qe eshte veshtire te shpjegohet.

Behet fjale per nje sulm, ku do te kryesojne shqiptaret, te shoqeruar nga shenja astrologjike te planetit Mars, te simbolit zodiakor Luan, te planetit Saturn dhe te simbolit zodiakor Ujori.

Mbase kemi te bejme me shenjat e horoskopit si Luani dhe Ujori dhe ndoshta do te ndodhin ngjarje ne kohen e sundimit te planetit Mars dhe te planetit Saturn qe kane konotacione agresive, luftarake.

Terheq vemendjen fakti qe Nostradami permend kaloresine e lehte, qe ka qene tipike per stratiotet shqiptare ne Evrope. Kaloresit stratiote shqipatre luajten rol te madh ne beteja, madje nje talent i madh me origjine shqiptare si Gjergj Basta fitoi graden Gjeneralisimus si dhe botoi traktate te artit ushtarak per kaloresine ne shek.XVII.

Pra Nostradami si te gjithe francezet dhe evropianet e njihte vecantesine ushtarake te kaloresise se shpejte e te lehte shqiptare, qe Gjergj Kastriot Skenderbeu e perdori me mjeshteri ne betejat e tij. Por profecia me e cuditeshme e tij lidhet konkretisht me kantrenen e 72 ne centurionin e 10:

(Viti 1999, muaji i shtate

Nga qielli do te vije mbreti i madh i tmerrit,

Qe do ringjalle mbretin e madh Angulmues

Para dhe pas Marsit do te drejtoje fate(.

Kjo eshte nder te paktat ne profecite e Nostradamit, qe datohet saktesisht. Kemi te bejme me muajin e 7-te pra me korrikun e 1999.

Cuditerisht ne kete muaj ndodhi sulmi ajror i NATO-s ne Kosove kunder pushtimi despotik te Serbise. Shuem profesore universitetesh si p.sh. Brojtenbah, i Universitetit te Stillenboskut ne Amerike etj., shkruan se kjo profeci e Nostradamit u realizua me perpikmeri te cuditeshme.

Kurse emri Anglolmuas u shpjegua si nje korreptim apo emer anagramik i angloamerikaneve. Kjo profeci e Nostradamit pati rrjedhim pozitiv per lirine e Kosoves. Kjo nderlidhet dhe me dy vargje te tjera te Nostradamit:

( Ne mes te Serbise dhe V,

Do zhvillohet nje lufte vdekjeprurese ).

Keto vargje jane vertet te cuditshme. Dihet se V romake simbolizon edhe fjalen Fitore por edhe numrin 5, qe mund te komentohet se si 5 shtete te Natos, Amerika, Franca Anglia dhe Gjermania sulmuan Serbine pikerisht me 1999. dihet se fitoja qe e anes se komunitetit nderkombetar e pikerisht Kosoves.
Nostradamusi dhe parashikimet e tij per Shqiperine e Kosoven..!   206009_262616053749823_141388129205950_1204012_814699_n
Marr Nga Kuriozitete&Enigma Nga FaceBook.CoM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi