Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Bllokohet kontrabanda serbe në veri Empty Bllokohet kontrabanda serbe në veri

Sun 21 Aug 2011 - 14:23
(I plotësuar) - Helikopterë të forcave të KFOR-it që nga mëngjesi i hershëm i ditës së diel janë duke fluturuar mbi Leshak afër Leposaviqit në veri të Kosovës, ndërsa vërehen forca të shtuara të ushtarëve të KFOR-it në këtë anë.Siç bëhet me dije, forcat e KFOR-it kanë bllokuar anën e majtë të bregut mbi lumin Ibër që çon për në Rvatska dhe katër fshatrat tjera të banuara me boshnjakë në komunën e Leposaviqit, rrugë kjo që dyshohet se deri tani është përdorur nga kapotë serbë të krimit për kontrabandimin e mallrave nga Serbia.“Popullata është e shqetësuar nga një aksion i tillë nga ushtarët e KFOR-it, ndërkohë që organet përgjegjëse të Leposaviqit janë duke bërë përpjekje të kontaktojnë me gjeneralin Buhler për të kuptuar qëllimin e këtij aksioni”, citohen të kenë thënë burimet.Serbët bllokojnë ushtarët e KFOR-itDhjetëra qytetarë serbë të Leposaviqit në veri të Kosovës kanë dalë në rrugë afër Leshakut për të bllokuar ushtarët e KFOR-it të cilët po tentojnë të bllokojnë të gjitha rrugët që po shfrytëzohen për kontrabandimin e mallrave nga Serbia.

Kryetari paralel i komunës së Leposaviqit, Branko Niniq ka thënë të dielën se njësitë e KFOR-it po tentojnë të okupojnë hapësirat e Ndërmarrjes pyjore “Serbijashuma” në Leshak.

“Banorët e këtushëm kanë dalë në rrugë duke penguar KFOR-in për të shkuar me automjetet e tyre të rënda në këto hapësira të “Serbiashuma”-s, kështu që ushtarët e KFOR-it për momentin janë të bllokuar në këtë vend”, ka thënë Niniq.

Serbët kanë bllokuar të vetmen rrugë që mundëson tërheqjen e forcave të KFOR-it dhe se bisedimet mes përfaqësuesve komunalë të Leposaviqit dhe atyre të KFOR-it për zgjidhjen e kësaj krize janë duke u zhvilluar ende.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi