Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fluks pacientësh në Kardiologji  Empty Fluks pacientësh në Kardiologji

Sun 21 Aug 2011 - 14:41
Të sëmurët kronikë të zemrës duhet të bëjnë kujdes me ilaçet gjatë verës. Mjekët e spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë sqarojnë se fluksi i pacientëve në Kardiologji ka qenë i lartë ditët e fundit.Mesatarisht janë paraqitur 50-70 persona në ditë. Përveç këshillave për të shmangur diellin, bluzat e bardha shprehen se pacientët kronikë duhet të konsultohen për dozat e
ilaçeve.“Personat që marrin ilaçe zemre duhet të konsultohen me mjekët e familjes për t’i reduktuar ato gjatë verës. Ndërsa pacientët që përdorin aspirinën nuk duhet të ndalojnë marrjen e saj”, thonë mjekët.Sipas tyre, të sëmurët nuk duhet të bëhen mjekë të vetes pasi rrezikojnë të agravojnë sëmundjet.Ndërkaq, mjekët pohojnë se sipas studimit të fundit të kryer nga një grup mjekësh spanjollë, të gjithë të sëmurët që për vite me radhë kanë marrë aspirinën, nëse e ndalojnë atë, janë më të rrezikuar të kenë përkeqësim të sëmundjeve kardiake.Studimi është kryer te më shumë se 39 mijë pacientë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi